Veliaj takim me socialistët e Kasharit: Partia Socialiste, forca që ka sjellë gjithmonë siguri dhe mirëqenien për qytetarët

TIRANË - Për drejtuesin Politik të PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, zonat si Lagjja 14, Astiri dhe Kashari kanë sjellë rezultatin më transformues për Partinë Socialiste.

Në takimin me strukturat e PS në zonë, ku nderoi me certifikatën e mirënjohjes disa prej anëtarëve socialistë, Veliaj shtoi se Lagjja 14 dhe Kashari, në kohën e ish-komunave, vuante mungesën e infrastrukturës, kurse sot është një nga hapësirat që ka ndryshuar më shumë në Tiranë.

“Jam shumë mirënjohës për punën e jashtëzakonshme që është bërë këtu. Kashari është një portë hyrëse në Tiranë, po ashtu edhe Njësia 14. Duhet ta pranojmë, këto janë disa nga njësitë me më shumë sfida, por kjo është edhe një nga hapësirat që ka ndryshuar më shumë në Tiranë. Astiri dhe Njësia 14 janë bërë më të jetueshme, kanë infrastrukturë. Unë e di se çfarë kemi trashëguar nga ish komunat, ishte një situatë mediocre, ku s’ka pasur as minimumin e infrastrukturës. Sot jemi te faza kur po bëjmë shkolla, kopshte të reja, çerdhe të reja, ku i kemi ofruar një shërbim të ri njësisë administrative”, deklaroi Veliaj.

Ai theksoi se PS ka treguar gjithmonë që është forca që ka sjellë siguri dhe stabilitet për vendin. 

“Shqipëria nuk do ishte e njëjta pa Partinë Socialiste, që e ka marrë gjithmonë drejtimin pas një disfate, pas një dështimi, pas një falimentimi të shtetit. Ka sjellë gjithmonë siguri, mirëqenie, ka balancuar financat, ka sjellë paqe mes njerëzve, ndërkohë që e kemi trashëguar vendin nga vëllavrasja, Piramidat, nga 21 janari, nga kushte të  jashtëzakonshme. Sot jam vërtet mirënjohës, që këtë takim e kemi kryesisht për t’u përkulur me falenderim ndaj gjithë atyre që kanë 33 vite që e mbajnë skuadrën tonë të fortë.

Le ta pranojmë, kjo është një nga zonat ku ne nuk kemi qenë fitues, por e kemi filluar me një rezultat modest. Kurse sot jemi në një gjendje krejt tjetër. Sot Njësia 14, Astiri dhe Kashari kanë sjellë rezultatin më transformues për Partinë Socialiste në gjithë qarkun e Tiranës”, u shpreh Veliaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:12
Veliaj: Ata që djegin goma para bashkisë, dikur digjnin goma në Astir! Bëmë jo vetëm Unazën, por fituam me 60% të votave

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj komentoi edhe protestat e dhunshme të opozitës para Bashkisë së Tiranës.

Nga Kashari, ku zhvilloi një takim me socialistët e kësaj zone, Veliaj kujtoi kohën kur në Astir opozita digjte gomat dhe bllokonte punimet e Unazës, e cila sot është kthyer në një arterie ekonomike për qytetin.

“Ne kemi kaluar sfida të jashtëzakonshme në këtë komunitet. Më kujtohet kur jemi takuar bashkë para 4 vitesh, kur bëheshin protestat tek Astiri, ku të ishe socialist në zonën e Astirit ishte nga gjërat më të vështira. Në momentin që sot digjen gomat një herë, dy herë, dymbëdhjetë herë te bashkia, tani quhet rutinë, por ai stil, ajo formë e të bërit politikë me djegie gomash, me urrejtje ndaj njëri-tjetrit, me përçarje ndaj njëri-tjetrit, nisi tek Astiri, ku atëherë ishte tjetër kryetar i PD dhe thoshte: Këtu është vija e kuqe dhe nuk do të kalojë autostrada.

Ndërkohë, ajo autostradë është arteria kryesore ekonomike, transporti, energjie, biznesi për gjithë Tiranën dhe ja ku jemi sot. Për të gjithë ata që thoshin kjo është një vijë e kuqe, ne s’do e kalojmë kurrë, ne socialistët thoshim: jo more njerez, se nuk mund të bllokohet qyteti kështu. Nëse dikush ka ndërtuar pa leje, do kompensohet, por qyteti duhet të ketë autostradë, qyteti duhet të ketë shkolla, qyteti duhet të ketë parqe, qyteti duhet të ketë të gjitha lehtësirat që i ka çdo qytet tjetër”, theksoi ai. 

Veliaj tha se ata që djegin goma para bashkisë, janë të njëjtët që dikur digjnin goma në Astir.

“Ai ishte një moment kritik, se pala tjetër thoshte kjo është vija e kuqe dhe kanë bërë të njëjtën gjë në fakt. Janë të njëjtët njerëz që digjnin goma tek Astiri, ata djegin goma edhe në bashki; të njëjtët njerëz që dilnin me pistoletë tek këndi i lodrave, dalin me pistoleta dhe armë kudo tjetër, është e njëjta racë.

Ne nuk e kemi shkopin magjik të ndryshojmë mendjen e të gjithëve, por fakti që pas gjithë asaj beteje, me goma të djegura, me bllokim rrugësh, me zjarr, me konflikte, me rrahje me policinë, ne arritëm jo vetëm të bëjmë rrugën dhe Unazën, por të fitojmë mbi 60% tek Astiri, kjo është një meritë e jashtëzakonshme e forcës tonë, e atyre njerëzve, burra dhe grave, që vërtet besojnë tek kjo kauzë”, tha ai.

G.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

SKEDA /  Zihni Shahu ish-kryetar i Gjykatës së Elbasanit, emri i tij ka dalë nga hetimet e thelluara të përgjimeve të dosjes SKY ECC

SKEDA / Zihni Shahu ish-kryetar i Gjykatës së Elbasanit, emri i tij ka dalë nga hetimet e thelluara të përgjimeve të dosjes SKY ECC