Veliaj takohet me ambasadoren Yuri Kim: Të rrisim investimet amerikane në vend

Veliaj takohet me ambasadoren Yuri Kim: Të rrisim investimet amerikane në vend

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj priti në takim ambasadoren Yuri Kim, në kuadër të së cilës u diskutua për rritjen e investimeve amerikanë në Shqipëri si dhe rimëkëmbjen e vendit pas tërmetit.

Në mesazhin e publikuar nga vetë ambasada e SHBA, theksohet se Yuri Kim diskutoi edhe mbi projektet që bashkia ka për zhvillimin e qytetit si dhe rritjen e punësimit të shqiptarëve dhe amerikanëve që ndodhe në Tiranë.

'Investimet amerikane në Shqipëri dhe krijimi i më shumë vendeve të punësimit për shqiptarët dhe amerikanët ishin temat që u diskutuan sot kur Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim u takua me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Ambasadorja bisedoi gjithashtu me Kryebashkiakun Veliaj mbi përpjekjet e rimëkëmbjes pas tërmetit, si dhe për projektet e bashkisë për qytetin dhe qytetarët e saj' citohet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së në vendin tonë.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…