Veliaj takon ekselentët e gjimnazit 'Sami Frashëri': Krenar! Bashkëpunimi, çelësi i suksesit tuaj

Veliaj takon ekselentët e gjimnazit 'Sami Frashëri': Krenar! Bashkëpunimi, çelësi i suksesit tuaj

Kryebashkiaku Veliaj me ekselentët e gjimnazit 'Sami Frashëri'

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në sallën e Këshillit Bashkiak nxënësit me dhjeta të një tjetër gjimnazi të Tiranës. Bëhet fjalë për ekselentët e gjimnazit "Sami Frashëri", të cilët bënë pyetje dhe shkëmbyen ide për qytetin.

Sipas kryebashkiakut, punët e së ardhmes do të jenë gjithnjë e më të lidhura me talentet dhe profesionet, ndaj kultivimi i një horizonti gjithpërfshirës tek të rinjtë dhe të rejat është çelësi drejt së ardhmes.

“Këtë besoj se ‘Sami Frashëri’ e ka bërë gjithmonë shumë mirë, pra kultivimin e një horizonti përtej hundës dhe egos tënde, të asaj që quhet bashkësi njerëzore dhe qytetin me të cilin i kemi lidhur fatet të gjithë. Fakti që gjeni kohë edhe për art, kulturë, edhe për punë vullnetare, edhe për të bërë muzeun e shkollës apo aktivitete të tjera, më bën vërtet të ndihem shumë krenar që shkolla e ruan ende këtë reputacion”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se energjia e mirë dhe pozitive është formula e suksesit.

“Nëse e ktheni këtë energji, e cila deri më sot ka qenë energji negative, ku njerëz të të njëjtit brez pengojnë njeri-tjetrin, në një energji pozitive dhe të thoni: ‘bravo të qoftë’, ‘a ka ndonjë gjë që mund të bëj për ty’, ‘jam krenar për ty, ec përpara, mos u dorëzo kurrë’, - pra, nëqoftëse ruani të njëjtën energji të tifozerisë për njeri-tjetrin, atëherë do të keni gjetur formulën e suksesit dhe nuk duhet të lejoni asnjë gjë t’ju ndajë, as partitë, as zanatet, as garat, që padyshim do t’i keni”, tha Veliaj.

Në fund, kreu i Bashkisë vlerësoi faktin se investimi tek dija dhe vlerat njerëzore është investimi më i mençur që të rinjtë mund të bëjnë sot, për një “superqytet” të së ardhmes.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat dhe cakton prioritetet! Kaçi: Zbatim me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut dhe besueshmëri në treg

AMF mbledh sektorin financiar për festat dhe cakton prioritetet! Kaçi: Zbatim me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut dhe besueshmëri në treg