Veliaj takon në SHBA dy ish ambasadorët amerikanë, Marcie Ries dhe Aleksandër Arvizu

Veliaj takon në SHBA dy ish ambasadorët amerikanë, Marcie Ries dhe Aleksandër Arvizu

Erion Veliaj me dy ish-ambasadorët amerikanë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka takuar në SHBA dhe dy ish-ambasadorët amerikanë që shërbyen në Shqipëri, Marcie Ries dhe Alex Arvizu.

Në një postim në rrjete sociale, Veliaj u shpreh mirënjohjen dy ish-diplomatëve amerikanë për punën që kanë bërë në vendin tonë.

“Çfarë kënaqësie që u ritakova me ish-Amb. Marcie Ries dhe Alex Arvizu . Marcie besonte te grupi ynë i aktivistëve të MJAFT-it, kur ne ishim të panjohur dhe protestonim ndaj padrejtësive.  Kurse Alex na ka qëndruar pranë në ditët e errëta të 21 janarit dhe ngjarjet në vijim. Përgjithmonë mirënjohës ndaj jush”, thekson Veliaj.

Marcie Ries ka shërbyer në vendin tonë si ambasadore nga viti 2005 deri në 2007-n, ndërsa ish-ambasadori Aleksandër Arvizu  qëndroi në detyrë nga viti 2010 deri në 11 janar 2015.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haki: 19/09/2022 15:00

    Si thoshte ish ambasadori Arvizu per Sali Berishën,burre shteti,hshaha,ashtu doli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate