Veliaj takon Presidentin e Rajonit të Hanoverit, Steffen Krach: I lumtur se do të bashkëpunojmë me një qytet dinamik si Tirana
Steffen Krach dhe Erion Veliaj
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim Presidentin e Rajonit të Hanoverit, Steffen Krach, të cilit i dhuroi “Çelësin e Qytetit” në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen ndaj shqiptarëve.
Kryebashkiaku Veliaj tha se lidhja mes Shqipërisë dhe Gjermanisë është shumë e veçantë, edhe për shkak të shumë emigrantëve shqiptarë që jetojnë sot në Gjermani. Ndërsa, Presidenti Krach u shpreh i lumtur se do të bashkëpunojë me një qytet dinamik si Tirana.
“Shqipëria sot është më moderne, Tirana është më e hapur. Kur jam rritur unë, Gjermania ishte një ëndërr. Kur shikonim Altin Lalën që luante në Hanover, për ne ishte vizatimi i një ëndrre të bukur, që nuk dinim a realizohej. Sot më vjen mirë që takohemi si të barabartë! Jam shume i lumtur që Hanoveri është kthyer në një shtëpi për shumë shqiptarë, jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut.
Por, duam që edhe ju ta cilësoni Tiranën si një shtëpi tuajën, si mirënjohje që vjen nga zemra jonë për faktin se e keni hapur rajonin e Hanoverit, duke I bërë njerëzit të ndihen si në shtëpinë e tyre, duke i trajtuar si të barabartë, e duke u dhënë mundësi të shkëlqejnë. Prandaj, ju dhuroj ‘Çelësin’ e shtëpisë sonë, i cili është një simbol për miqtë që duan ta gjejnë gjithmonë derën e hapur, siç do ta keni ju dhe skuadra juaj”, u shpreh Veliaj.
Presidenti i Rajonit të Hanover, Steffen Krach nënvizoi se “kjo është vizita jonë e parë këtu, por nuk do të jetë e fundit. Jemi të lumtur dhe mezi presim që të bashkëpunojmë me ju, me Tiranën tuaj, që është një qytet dinamik”.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3827
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat
25 Dhjetor, 14:55
-
Stadiumi i ri 'Selman Stërmasi', në janar pritet prezantimi i projektit! Kompania: Transformim për Tiranën
25 Dhjetor, 12:11
-
Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Shqipëri! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë
25 Dhjetor, 10:17
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Magjia e Krishtlindjeve, qindra qytetarë shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'! Veliaj: Kemi transformuar Tiranën
24 Dhjetor, 19:35
-
Vigjilja e Krishtlindjeve sjell trafik të rënduar në Tiranë e Vlorë, dyndje mjetesh në hyrje dhe dalje të kryeqytetit (VIDEO)
24 Dhjetor, 18:01
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Trafiku i rënduar, Report Tv sjell pamjet me dron, dyndje mjetesh në rrugët kryesore të Tiranës
24 Dhjetor, 16:19
-
Trafik i rënduar në aksin Tiranë-Elbasan, shqiptarët drejt Pogradecit e Korçës për festat e fundvitit
24 Dhjetor, 15:44
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59
-
Tiranë/ 22 vjeçari arrestohet brenda parkingut në QSUT, kapet me rreth 900 gr kokainë! I sekuestrohet municion luftarak në banesë
24 Dhjetor, 11:49
-
VIDEO/ 'Motërq***, b***q, a i çon lekë fëmijës... Hë e more rrogën sot?', Belind Këlliçi dështon sërish, nuk mbledh dot militantë e i hakërrehet policëve
24 Dhjetor, 11:36
S'le njeri pa i dhene çelsin o matuf, boll bere servilin me gjithe te huajt qe i kane ofruar pothuajse zero kontribute Tiranes dhe Shqiperise.
Përgjigju