Veliaj: Të konsumojmë sa
më shumë prodhime vendi

Veliaj: Të konsumojmë sa<br />më shumë prodhime vendi
Kryebashkiaku Erion veliaj teksa ka vizituar një fermë në Lundër ka bërë thirrrje që njerëzit të konsumojnë sa më shumë produkte bio.
 
Teksa ka vlerësuar fermën “BioFarm Alpin” në Lundër,  Veliaj u shpreh se janë rritur prodhimet “Made in Albania” dhe konsumohet “Made in Albania”.

Ai e ka cilësuar këtë fermë një dallëndyshe e parë edhe për fermerët e tjerë të cilët e cila jo vetëm prodhon produkte vendase por edhe krijon një ekonomi lokale duke punësuar 86 vetë.
 
“Ka nisur një trend i mirë, ku po prodhohet “Made in Albania” dhe konsumohet “Made in Albania”, ndaj besoj se duhet të vazhdojmë. Ky është vetëm hapi i parë, një stalle me 110 krerë, e cila krijon një ekonomi lokale dhe ka punësuar 86 vetë. Procesi fillon këtu, mandej në baxho, në përpunim, më pas në marketing, në restorantet e Tiranës e ndoshta edhe në familjet tona, si një punë zinxhir, ku sigurohemi që kemi një ekonomi lokale e cila është e vetëmjaftueshme për zonën”, tha Veliaj.
 
Duke vlerësuar investimin e kryer, Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që të orientohen drejt konsumimit të produkteve të zonës, e cila do të garantojë një të ardhme më të mirë edhe për ekonominë vendase.
 
“Është një hap fantastik përpara, që tregon se mund të prodhojmë në vend, se mund të kultivojmë ekonominë tonë lokale, se mund të kthejmë traditën tonë të fermave, mbarështrimit të kafshëve, të produkteve bio ushqimore. Është një moment fantastik, për t’u bërë thirrje të gjithë qytetarëve të konsumojmë sa më shumë prodhime vendi. Ne harxhojmë pafund të ardhura nga ekonomia jonë, të cilat shkojnë për mall që vjen nga jashtë. Kjo nuk shkon, nëse paraja nuk qarkullon brenda vendit, nëse nuk konsumojmë produktet që prodhohen në zonën e Tiranës, Farkës, Petrelës, Mulletit, atëherë sigurisht që ekonomia jonë s’ka të ardhme”, theksoi Veliaj.
 
Nga ana tjetër edhe ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito ka vlerësuar investimin e bërë në këtë zonë, si një mundësi e mirë për të zhvilluar ekonominë lokale.
 
“BioFarm Alpin” në Lundër mbarështron 110 krerë dhi me origjinë franceze, të cilat garantojnë një rendiment të lartë dhe cilësi, duke i ofruar tregut shqiptar prodhime blegtorale bio dhe me standarde higjieno-sanitare.

[gallery]22278[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi