Veliaj: Tirana di të menaxhojë situatat e vështira, nisim pagesat për dëmet e lehta nga tërmeti

Veliaj: Tirana di të menaxhojë situatat e vështira, nisim pagesat për dëmet e lehta nga tërmeti

Banorët e Njësisë 11 do të marrin shërbime nga Bashkia e Tiranës në kushte më të mira, por edhe më shpejt, pa radhë. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj përuroi zyrat e reja të njësisë, nga ku theksoi fokusi i bashkisë është te puna për qytetarët. Ai u shpreh se pavarësisht kritikave të një minorance, Tirana tregoi se di t’i menaxhojë situatat, qoftë tërmetin, qoftë pandeminë, në mënyrën më të mirë.

“Ne nuk e dimë asnjëherë çfarë na sjell jeta. Njëherë tërmet, pastaj pandemi, e mandej përmbytje, si fundjavën e kaluar. Por, e rëndësishme është t’i menaxhojmë gjërat me qetësi. Kur kujtoj përmbytjet e vitit 2015 në Njësinë 11, te Bregu i Lumit, kur uji na futej nëpër lagje, tani kriza më e madhe është pse u mblodh ujë në një cep të Parkut “Rinia” për 1 orë. Është normale, parku ndodhet buzë Lanës, njësoj si lagjet këtu që janë buzë lumit. E teksa Lana shkarkohet, ulet edhe niveli i ujërave. Por, më e rëndësishme është të mos kalojmë në histeri dhe t’i menaxhojmë me qetësi krizat”, tha Veliaj.

Lidhur me Parkun “Rinia”, kryebashkiaku tha se ishte një zonë e cila, për vite me radhë zaptohej nga kioskat dhe parkingjet, kurse sot i është kthyer qytetarëve. “Si nuk pati histeri kur urinonin të gjithë te “Monumenti i Pavarësisë”? Nuk u shqetësua askush sepse u dukej diçka normale. Si nuk pati shqetësime kur, deri para se të vinte Rama, ky park ishte mbuluar nga kioskat? Asnjë nuk u shqetësua, deri sa erdhi Kryetari i Bashkisë dhe i vuri rruspën kisokave dhe e ktheu në park. Pjesa e parkut ku u mblodh ujë për një orë të shtunën, më përpara ishte parking makinash. Asnjë nuk u ndje pse parku ishte kthyer në parking për 20 vjet, por u shqetësuan pse ngeli pak ujë aty”, tha Veliaj.

Ai solli ndërmend sesi deri pak vite më parë Njësitë 4, 8, 9 dhe 11 përmbyteshin sa herë binte shi, ndërsa sot Lumi i Tiranës është sistemuar plotësisht. Veliaj shtoi se koha do ta tregojë se ai që mbahet mend nuk është ai që shau më shumë, por veprat dhe punët konkrete që la pas. “Po punove do të shajnë, të hidhen në fyt. Megjithatë, ajo që nuk dua të ndodhë është që të dekurajohet një brez i ri, që të mos thonë se këtu po u angazhove dhe po bërë ndonjë punë, çohet plaku nga Lalzi dhe të shan me libër shtëpie”, vijoi ai.

Veliaj solli si shembull fushën e Laprakës, e cila nga administrata e kaluar ishte planifikuar të bëhej pallat, kurse tani është shpronësuar pronari dhe fusha i rikthehet komunitetit. “Kur mendoj fushën në Laprakë, e cila me PDV-në e administratës së kaluar ishte caktuar për pallat. E botoi njëri në Facebook, pastaj e mori plaku i Lalzit dhe të tjerët dhe thanë ‘do të bëjë Lali pallat’, por në fakt PDV-ja ishte bërë nga të tjerët. U desh ta zhbënim atë, shpronësuam edhe pronarin, që thoshte: Ju mund të jeni mësuar që kjo ka qenë gjithmonë fushë, por me letra është prona ime. E shpronësuam pronarin, që të rikthejmë fushën. Jemi thirrur të bëjmë punë, t’u shërbejmë njerëzve, të marrim vendime të vështira. Me vendime të vështira vijnë edhe ciklat e baltës, por duhet të ecim përpara, sepse kur të shkruhet historia, nuk do të thotë njeri me sa statuse shatë njëri-tjetrin, por çfarë pune bëtë”, nënvizoi kryebashkiaku.

Veliaj u shpreh se Tirana meriton investime cilësore, ndaj shprehu vendosmërinë për t’i dhënë qytetarëve një teatër të ri. “Nëse në botë investimet janë cilësore, kështu do t’i bëjmë edhe ne, si bota. Të më thuash mua që unë vetë fëmijët i çoj në Brodëay sepse jetoj në Manhatan, kurse ju do të shkoni në tallash, është me u tall. Kur kemi mbërritur që shkulet gjithë opozita dhe merret me ish-parkingun te Tajvani, pse uji aty nuk dekantoi aq shpejt, do të thotë se punët i kemi mirë. Në kuptimin që, është bërë aq shumë punë sa ka ngelur të merremi me gjëra të kësaj natyre, kur deri para 5 vitesh do të ishim vetë nën ujë këtu në Njësinë 11, për të shpëtuar njerëzit nga Lumi i Tiranës”, theksoi ai.

Nga zyrat e reja të Njësisë 11, Veliaj dha lajmin e mirë për dhënien e pagesave cash për kategoritë DS1, DS2, DS3 të tërmetit, si dhe fillimin e punës për rindërtimin e shtëpive të shpallura të pabanueshme. “Së pari, do të kalojmë pagesat e DS1, DS2, DS3 të tërmetit. Është një zgjidhje perfekte për ata që kanë dëme minimale, sepse ose i bëjnë vetë, ose pajtojnë një brigadë, por ikën një pjesë e presionit që kemi për çështjen e tërmetit. Pastaj, kategoria DS4, DS5, që është rindërtim total, bëhen kontratat këtë javë. Do t’i caktojmë secilës kompani nga një njësi”, nënvizoi Veliaj.

Që prej 2015-s, Njësia 11 ka njohur një sërë investimesh të rëndësishme duke filluar nga blloqet e pallateve, rrugë, shkolla të reja, kinema dhe kënde lojërash për më të vegjlit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dangellia: 08/06/2020 17:52

    Po ce vret mendjen gjithandej neper bot ndodh ....vazhdo programin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë