Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj siguron qytetarët dhe të gjithë artdashësit se kryeqyteti do të ketë një superteatër. I ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, Veliaj deklaroi se sikundër ndodhi fillimisht edhe për parkun e lodrave për fëmijët te Parku i Liqenit ku fillimisht pati hezitim, në fund gjithçka do të rezultojë një sukses i vërtetë dhe tashmë ëhstë një nga hapësirat më të frekuntuara.
“Do shikojmë një kalendar kur do të bëjmë gjithë punimet. Di të them që Tirana do të ketë një super teatër të ri. Le të kuptojmë një gjë, nëse dikush do ta qeverisë këtë shtet, le të kandidojë dhe të marrë pëlqimin e publikut. Këtë rezistencë unë e kisha te këndi i lodrave, erdhi presidenti i republikës, pra kjo disa personazhe të çadrës që një ditë në çadër, një ditë në sindikatë, një ditë në teatër. Fakti që erdhi presidenti se kryetari i bashkisë duhet të dorëzohet dhe nuk duhet t’i japë firmën një këndi lodrash sepse dikush për arsyet e veta politike duke përdorur stofin e presidentit erdhi dhe protestoi? Nuk jemi më në një fazë kur më impresionon kjo”.
Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës
Kreu i Bashkisë vlerësoi se projekti i është besuar arkitektëve më të mirë në botë që shumë vende do dëshironin t'i kishin. “Koncept ideja u prodhua nga Daniel Libeskind, Bjarkje Ingels.Po flasim për personazhe që shumica e kryetarëve të bashkive shtrihen barkas të kenë një vepër të tij në kryeqytet”, u shpreh Veliaj.