Veliaj: Tirana, kryeqyteti Europian i Rinisë 2022! Do të jetë viti më fantastik për të rinjtë, krenar për çfarë kemi arritur

Në vitin 2022 Tirana do të marrë titullin kryeqyteti Europian i Rinisë, tha kryebashkiaku Erion Veliaj, duke e cilësuar këtë një vlerësim, i cili do të sjellë në qytetin tonë mijëra të rinj nga e gjithë Europa, për të marrë pjesë në mbi një mijë aktivitete rinore. Me këtë rast, në mjediset e amfiteatrit pranë Universitetit të Arteve, u zhvillua konferenca e donatorëve për Tirana Youth Capital, ku të pranishëm ishin Veliaj, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, Oficeri i Komunikimit të Delegacionit të Bashkimit Evropian, Sylvain Gamberg, dhe Drejtoresha Ekzekutive e Kongresit Rinor Kombëtar, Dafina Peçi.

Kryebashkiaku Veliaj vuri theksin te rëndësia e këtij eventi, që nuk është vetëm për të festuar dhe për t’u argëtuar, por për të krijuar një lidhje të rëndësishme mes të rinjve nga e gjithë bota.

“Edhe për pak muaj Tirana do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë. Do të jetë viti më fantastik për të rinjtë, jo vetëm të Shqipërisë, por do të prodhojmë vitin më energjik dhe më frymëzues edhe për të rinjtë e Europës. E shoh këtë si një besëlidhje të madhe të djemve e vajzave të Europës moderne”, tha ai.

Veliaj ftoi të gjithë të pranishmit që të japin sa më shumë ide dhe të ftojnë sa më shumë të rinj të talentuar nga vendet e tyre që të bëhen pjesë e këtij eventi.

“Ne do të kemi vitin tjetër edhe Dua Lipën edhe Rita Orën, e në qoftë se ka sugjerime të tjera, jeni të mirëpritur të na i thoni. Do ishte gabim nëse ky do të trajtohej si një vit feste dhe ahengu sepse nuk është vetëm i tillë. Ne duam edhe të reflektojmë, të krijojmë lidhje, të krijojmë projekte që do t’i vazhdojmë përtej vitit 2022, të cilat mund të kthehen në marrëdhënie afatgjata”, pohoi Veliaj.

Përfaqësuesi i BE-së, Sylvain Gamberg, u shpreh se fuqizimi i të rinjve është prioritet i Delegacionit Evropian dhe ky titull është një çmim prestigjoz për të gjithë të rinjtë e Shqipërisë, rajonit dhe Evropës, sepse është fituar nga vetë ata.

Nën sloganin “Activate”, ky titull është i bazuar në 8 programe kryesore që synojnë gjithëpërfshirjen dhe aktivizimin e të rinjve për zhvillimin e potencialit rinor të qytetit. Në këtë konferencë morën pjesë partnerë ndërkombëtarë, institucione shtetërore dhe biznese, ku qëllim kryesor ishte prezantimi i 8 programeve kryesore që përmban ky titull, si Rinia krijon kulturë; Rinia zhvillon kapacitete; Rinia merr pjesë; Rinia Diverse; Të rinjtë janë evropian; Rinia dhe shëndeti mjedisor dhe hapësirat për të rinjtë.

Titulli “Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë për vitin 2022” është marrë me iniciativë të organizatave të shoqërisë civile, nën drejtimin e Kongresit Rinor Kombëtar dhe me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, në vitin 2019 në Aimens, Francë nga Forumi Rinor Evropian.

Ky event do të pasohet nga rreth 1000 aktivitete të cilat do të implementohen përgjatë gjithë vitit 2022, me kryefjalë Të Rinjtë e Tiranës, Rajonit dhe Evropës. Së shpejti do të këtë një thirrje të hapur për përfshirjen e të rinjve dhe ideve rinore në aktivitetet që do të zhvillohen me të rinjtë, për të rinjtë, nga të rinjtë. Takimet bilaterale me këto partnerë do të vijojnë pas përfundimit të kësaj konference për të dakordësuar dhe negociuar sinergjinë për vitin 2022.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:26
Tirana - Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022, ministrja Kushi: Rinia prioritet i 4 viteve të ardhshme

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi mori pjesë në Konferencën e Donatorëve në kuadër të titullit “Tirana – Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”, e cila u organizua në ambientet e amfiteatrit pranë Universitetit të Arteve të Tiranës dhe bëri bashkë aktorë të shumë dhe donatorë për t’u njohur me programin dhe mundësitë e bashkëpunimit mes palëve të interesuara. Në fjalën e saj përshëndetëse, Ministrja Kushi u shpreh se arsimi cilësor dhe punësimi dinjitoz janë sfidat më të mëdha për rininë. Për këtë po punohet fort për t’u ofruar të rinjve një të ardhme shumë më të mirë këtu në Shqipëri. Ajo tha se gjithmonë do të ketë të rinj e të reja që do të duan të studiojnë jashtë vendit, pasi ky është një trend global, por nuk mund ta lejohet që kjo zgjedhje të jetë e detyruar për ta.

“Jam shumë e kënaqur që rinia është një nga prioritetet e qeverisjes sonë për 4 vitet e ardhshme, por gjithashtu rinia është në vizionin tonë të Shqipërisë 2030”- tha Kushi.

Duke folur për mundësitë e punësimit të të rinjve, ajo përmendi punësimin e studentëve ekselentë nëpërmjet platformës “Punë të Mbarë”; Programin Kombëtar të Praktikave të Punës për të gjithë të diplomuarit nga mosha 21-26 vjeç; apo edhe nismën më të fundit të qeverisë shqiptare “Gati për Shqipërinë” - si disa nga dëshmitë që po punohet intensivisht për të mbajtur ose ftuar të gjithë të rinjtë e të rejat brenda dhe jashtë Shqipërisë që të japin kontribut për vendin tonë.

Ministrja Kushi nënvizoi se numri i të rinjve që kanë aplikuar për të dhënë kontribut për Shqipërinë është surprizues.

“Tek ta shoh talent dhe vizion të shkëlqyer në projektet e tyre, por kanë përkushtim dhe një dashuri të jashtëzakonshme për Atdheun” – tha ajo. 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 07/07/2021 15:35

    sje kurrkund or mik ...shume fjale....pak vepra

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen