Veliaj: Tirana nga 10% në 65% furnizimi me ujë 24 orë, edhe pse është rritur 29 herë si territor

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, prezantoi sot plani nstrategjik 5-vjeçar të Ujësjellës-Kanalizime Tiranë. Veliaj tha se ujë 24 orë në Tiranë është një projekt mëse i realizueshëm, falë një sërë investimesh të kryera në këto 8 vite nga Bashkia e Tiranës, por edhe investimeve që janë parashikuar në vijim.

 “Ka shumë njerëz të cilët, me të drejtë thonë: ‘Jemi në vitin 2023, ende do diskutojmë për Tiranën 24 orë ujë?’. Rrjeti i ujit të pijshëm ishte parashikuar t’u shërbente 190 mijë banorëve në mbi 30 vjet, deri kur qeveria e Sali Berishës ia kaloi më në fund bashkive si përgjegjësi - ishte një rrjet, që i shërbente Tiranës së ‘91-‘92-it me zero investime. Tirana që menaxhojmë sot, e krahasuar me Tiranën e vitit 2015, është 29 herë më e madhe si territor. Ne shkuam nga një Tiranë me 42 km2, në një Tiranë 1250 km2, pra po krahasojmë Tiranën 29 herë më të madhe me 6 herë e gjysmë ujë më shumë, krahasuar me një Tiranë 29 herë më të vogël, me vetëm 10% ujë në 24 orë. Kjo do të thotë se përpjekja jonë titanike është shpërblyer. Ajo skuadër që e çoi nga 10% në 65% të qytetit me ujë 24 orë sot - një Tiranë që është 29 herë më të madhe - sigurisht që mund ta çojë edhe 100%, sepse vetëm ata që punojnë mund ta çojnë deri në fund projektin tonë për ujë 24 orë”, nënvizoi Veliaj.

Kryebashkiaku përmendi burimin e Gurit të Bardhë, si projektin që do ndihmojë në realizimin e qëllimit për 24 orë ujë.

“Tirana ka nevojë dëshpëruese për një burim të ri uji dhe Guri i Bardhë është lajmi më i mirë që kemi sot. Ndaj, jam vërtet i inkurajuar që kemi gjetur financimin dhe dua të falënderoj të gjithë kolegët e AKUM-it dhe të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës”, tha ai. 

Veliaj kujtoi se “në kohën e Saliut dhe të Ilirit, kur drejtonin Bashkinë e Tiranës, nuk kishte ujë falas, por thjesht e paguanin të tjerët, edhe për ata që nuk e paguanin faturën”. Sot, - shtoi ai, - faturat paguhen në mënyrë proporcionale për ata që e përdorin, prandaj ndërmarrja e UKT-së është në gjendjen financiare më të mirë që ka qenë ndonjëherë në historinë e saj.

“Sot është një përrallë nga e kaluara; sot ne e dime që kemi një tubacion që vjen nga pika A në pikën B, kemi ulur humbjet, duke future sistemin “SKADA”, i cili na tregon realisht atje ku kemi humbje në rrjet. Humbje në rrjet ka në çdo bashki, edhe në bashkinë e Nju Jorkut, edhe në bashkinë e Londrës, por sot jemi në ditën ku kemi humbjet më minimale që ka pasur ndonjëherë UKT-ja,” nënvizoi kryebashkiaku.

Ndërkaq, Veliaj kujtoi se çmimi i ujit në Tiranë është në fashën më të ulët në vend.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Plan 5 vjeçar për luftën ndaj informalitetit! Tatimet: Goditje punës së zezë dhe pagave të nëndeklaruara

Plan 5 vjeçar për luftën ndaj informalitetit! Tatimet: Goditje punës së zezë dhe pagave të nëndeklaruara