Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehet se kryeqyteti është sot një qytet model sa i takon politikave të strehimit për njerëzit në nevojë. Gjatë përurimit të degës së re të Bankës Intesa Sanpaolo në godinën e rijetëzuar të Piramidës, ai theksoi se janë mijëra qytetarë ata që kanë përfituar nga programet sociale të bashkisë.
“Jam shumë krenar për politikat tona të strehimit, ku një prej nismave është kredia e butë. Bashkia e Tiranës, bashkë me Bankën Intesa, janë pjesë e një sistemi të strehimit social, prej së cilës kanë përfituar një banesë me normën e interesit të paguar nga bashkia mijëra familje. Në vend që familja e re të paguajë qira çdo muaj, praktikisht atë qira e kthen në një këst të bankës, duke blerë praktikisht shtëpinë e tij çdo muaj. Ky është një qytet ku jepet bonus qiraje, ka banesa sociale, jepet kredi e butë; pra, kemi një paketë e cila e ka çuar Tiranën në një qytet model për të ulur thuajse në 0 nivelin e të pastrehëve”, tha Veliaj.
Ai nënvizoi se Bashkia e Tiranës ka një sistem shumë të avancuar të mbrojtjes sociale për identifikimin dhe ndihmën ndaj atyre që janë në kushte të vështira. Një nga nismat për të mbështetur studentët është hapja pa pagesë e një llogarie bankare.
“Jam gjithashtu shumë krenar që Intesa San Paolo është një nga bankat e para që është bërë pjesë e dy nismave tona të rëndësishme. Së pari, për të ndihmuar studentët. Kemi një Kartë Studenti ku një nga shërbimet që ofron është tarifa “0” për të gjithë studentët që vijnë në Tiranë, që hapin llogarinë e tyre të parë”, shtoi Veliaj.
Kreu i Bashkisë theksoi se Piramida është konceptuar që të mos ishte vetëm një shkollë tradicionale, por të shërbente edhe si një eksperiencë që krijohet nga një ekosistem ku ka shumë aktorë që marrin pjesë. Piramida shërben edhe si qendra më e madhe e teknologjisë së informacionit, ku mijëra të rinj nga 12 deri 18 vjeç mësojnë gjuhën e kodimit.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
14.8%
-
Jo
80.9%
-
Nuk e di
4.3%
Vota total: 622
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta e PD-së, Kreshnik Çollaku për Report Tv: Ia arritëm qëllimit! Ja 3 rrugët për 'Qeverinë Teknike'
26 Nëntor, 19:42
-
DINAMIKA/ Çfarë dimë deri më tani për vrasjen e Martin Canit? Ende mungon ekspertiza e vdekjes! Shoku i autorit dërgohet në vendin e ngjarjes, tregon si nisi sherri
26 Nëntor, 18:19
-
Ekskluzive/ Një grusht militantësh në protestë, Report Tv sjell pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në rrugën e Elbasanit dhe Bashkia e Tiranës
26 Nëntor, 17:21
-
5 vite nga tërmeti vendi ende në rindërtim! Janë dorëzuar 11,663 banesa e apartamente, kostoja në buxhet arrin 920 mln euro
26 Nëntor, 16:39
-
Enver Hoxhaj nderohet me titullin ‘Doctor Honoris Causa’ në Tiranë, Veliaj: Urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Kosovës
26 Nëntor, 16:12
-
KUJDES PAMJET E RËNDA/ U ekzekutua para pallatit, momenti kur biznesmeni Eduart Reçi qëllohet me plumb në kokë dhe bie në tokë
26 Nëntor, 14:19
-
VIDEO/ Dalin pamjet e rënda të sherrit mes të rinjve te 'Qyteti Studenti', 20 vjeçari mori tre goditje me thikë
26 Nëntor, 13:06
-
Lezhë/ Vranë për hakmarrje biznesmenin në Mamurras, Apeli lë në fuqi 47 vite burgim për 2 autorët! Shkak rrahja dhe ngacmimi i një vajze
26 Nëntor, 12:29
-
VIDEO/ Vrasja e ndërtuesit Eduart Reçit, del në gjykatë polici i komisariatit nr 2 dhe i vëllai! Ja çfarë deklaruan në sallën e gjyqit
26 Nëntor, 11:51
-
Vrasja e Martin Canit, 14 vjeçari i arrestuar si autor transferohet në burgun e të miturve Kavajë! Mjeku i spitalit privat vonoi 2 ditë epikrizën e tij (EMRI)
26 Nëntor, 10:53
-
'Gërdeci' në GJKKO, Mediu flet pas seancës: Nuk kisha autoritet për kalibrat! Mendimi vjen i fimosur nga shefi i shtabit të përgjithshëm, këshilltar i kryeministrit dhe presidentit
26 Nëntor, 10:02
-
Protestë për vrasjen e Martinit, nesër paralajmërohet bojkot dhe protesta në shkolla, kërkohet dorëheqja e ministres
26 Nëntor, 09:50
Zgjero e rregullo rrugën Pjetër Budi në Qytet Studenti,me dy korsi e Trotuare!
Përgjigju