TIRANË - Situata e komunitetit romë, ka çuar në komisionin e Punës në Kuvend, ministrin e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj dhe Avokatin e Popullit, Igli Totozani. Gjatë raportimit në komision, ministri Veliaj ka deklaruar se, reparti ushtarak në Shishtufinë ishte i vetmi vend ku mund të strehoheshin ata familje rome. Veliaj, ka deklaruar se, “do i japim statusin e qendrës së emergjencës ku ata strehohen”.
I pyetur nga kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi se pse, nuk u përdor Sharra, ministri Veliaj ka deklaruar se, kjo zonë nuk i plotëson kushtet e strehimit. “Për zgjidhjet afat gjata, do të kemi një takim me Avokatin e Popullit dhe peër këto kategori do të mundohemi që të lehtësojmë kushte për aplikimet afatgjata.
Ndërsa deputetit Eduard Bejko, i PS, ka pyetur ministrin në lidhje me shifrat e popullsisë rome dhe fondet e dhëna për ta. Ministri Veliaj, ka deklaruar se sipas statistikave, janë 15 mijë romë në Shqipëri. “Fondet e BE-së nuk kalojnë nëpërmjet ministrisë tonë. Sa i takon fondeve të ministrisë për strehimin, nuk kemi koopetenca pasi kjo është përgjegjësi e pushtetit vendor dhe ne nuk do të jemi pjesë e lojës 23-vjeçare”, tha ministri Veliaj.
I pranishëm në komisionin e Punës, ishte edhe Avokati i Popullit, Igli Totozani, i cili tha se, institucioni që ai drejton bashkë me disa organizata kanë hartuar 4 rekomandime për zgjidhjen e situatës së komunitet romë.
Totozani ka deklaruar se, ajo që ndodhi tek dekori me komunitetin romë, ishte e turpshme, ndërsa ky komunitet duhet të ketë një status. Ky i fundit ka deklaruar se, kjo është hera e parë që është thirrur zyrtarisht në Kuvend për të raportuar për komunitetin romë.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com