Përfundon numërimi i votave në Tiranë për zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019. Erion Veliaj do të vijojë të drejtojë bashkinë e Tiranës edhe për 4 vite të tjera.

Ai u shpall fitues me 152,230 vota e ndërsa  riavli i tij Arben Skënderi nga partia Bindja Demokratike mori 9364 vota.

Vetë Veliaj ka reaguar pas shpalljes së rezultateve zyrtare duke falenderuar të gjithë qytetarët dhe duke shprehur edhe respekt për Arben Skënderin. Veliaj thotë se tashmë do të përveshë mëngët për më shumë punë e vëllazëri përtej ndasive.

"Tirana u kry! Mirenjohje e perulesi per secilin prej jush! Respekt per Arben Skenderin e gjithe bekimet e botes per familjen e tij! Mezi pres edhe skuadren e keshillit bashkiak, qe pervec PS do te kete edhe disa parti te tjera qe te nisim me vendimet jetike aty!

Gara mbaroi! Tani le te perveshim menget per me shume pune e vllazeri, pertej ndasive, siç i ka hijeTiranës që duam! Ka me shume gjera qe na bejne bashke, se ato qe na ndajne. Une do jap me te miren per Tiranen, te ftoj dhe ty te japesh sa mundesh! Te falenderoj e perqafoj! Forca!", shkruan Veliaj.