Nëna e Erjon Veliaj, Shqiponja Veliaj dhe bashkëshortja Ajola Xoxa kanë shkuar të takojnë kryebashkiakun në bugun e Fierit, një ditë pas transferimit nga ai i Durrësit.

Nga pamjet që Report Tv solli ishte nëna kryebashkiakut ajo që shkoi më para, ndërsa rreth një orë më vonë në këtë institucion mbërriti Xoxa. Me vete ajo kishte marrë edhe djalin vogël Luka.

 Qytetari i parë i Tiranës ndodhet në izolim për 10 ditë. Në një letër nga burgu i Fierit, kryebashkiaku Erion Veliaj shkroi mbrëmë për kufizimet në qeli dhe mungesën e kushteve. Veliaj ngriti shqetësimin edhe për çështjen e sigurisë së tij, pasi sic thotë ndodhet në të njëjtin korridor me të dënuar përjetë.  

“Futja në izolim për 10 ditë, pa ujë e dritare, pa kujdes mjekësor, refuzim i ushqimit, asnjë arsye për transferimin/izolimin, asnjë telefonatë për familjen dhe avokatin, në të njëjtin korridor me 3 vrasës serialë me burgim të përjetshëm”, shkruan Veliaj në letrën e tij.

Mbrojtësi i tij ligjor, Plarent Ndreca u shpreh për Report Tv se pas tentativave për ta penguar ka arritur ta vizitojë kryebashkiakun në burg, bashkë me avokatin e Popullit.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:34
Me djalin e vogël në krah Ajola Xoxa, shkon të takojë Veliajn në burgun e Fierit (VIDEO)

 

Ajola Xoxa bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj ka shkuar ta vizitojë në burgun e Fierit një ditë pas transferimit.

Nga pamjet që Report TV ka siguruar shihet se në krah djalin e vogël, Luka.