![](https://shqiptarja.com/uploads/ckeditor/666ec95411a56veliaj.JPG)
Nga selia e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj uroi të gjithë besimtarët gëzuar festën e Kurban Bajramit. Duke marrë shembullin e komuniteteve fetare në Shqipëri, ai bëri thirrje të lemë menjëanë zilinë dhe baltën ndaj njëri-tjetrit, teksa theksoi se vetëm me bashkëpunim dhe mirëkuptim mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme.
“Në dallim nga kohët e lashta kur Ibrahimit i kërkohej të bënte djalin kurban, sot na kërkohet të bëjmë kurban thashethemet, zilitë, xhelozitë, përfoljen, baltën, cinizmin, egoizmin. Fryma që duhet të kemi si shoqëri duhet të jetë si ajo që kemi mes besimeve. Sa më të dashur të jemi, sa më shumë të bëjmë kurban këto vese dhe këto cic-mice mes nesh, aq më shumë ecim përpara. Ne kemi treguar se kur ne bashkëpunojmë mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme”, tha Veliaj.
Ai pati një falenderim edhe për efektivët e policisë dhe mjekët, të cilët janë në krye të detyrës, edhe në ditë festash.
“Dua të falenderoj të gjithë ata që na shërbyen deri vonë mbrëmë, policët e Policisë së Shtetit, Policisë Rrugore, Policisë Bashkiake, mjekët. Sot është ditë pushimi, nesër do jetë prapë ditë pushimi, por jo për të gjithë. Për disa njerëz, sidomos për ata që janë me uniformë, festat e mëdha, organizimet e mëdha, kërkojnë më shumë impenjime, më shumë orë jashtë pune, më shumë largim nga familja. Një mirënjohje për të gjithë ata që i shërbejnë komunitetit tonë edhe në ditë festash, edhe në ditë gëzimesh”, u shpreh kryebashkiaku.
Lajmi kryesor:
Sot Kurban Bajrami, uron politika! Begaj: Reflektim për një shoqëri më të mirë! Rama: Gëzuar!
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
86.3%
-
Të gabuar
3.8%
-
S'më intereson
9.9%
Vota total: 637
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vijon puna në aksin Shëngjin-Velipojë, Rama: Siguron lidhje të shpejtë mes dy plazheve të mëdha të Veriut
21 Korrik, 09:11
-
Rama: Qilimi i gurtë i mirëseardhjes në Gjirokastër, drejt përfundimit
20 Korrik, 10:18
-
Një copëz parajse bujqësore e mbjellë me luledielli... pamje mahnitëse nga fushat në Lushnjë
20 Korrik, 09:31
-
Në shtator nis pilotimi i sistemit 'dual', Rama: Bizneset do të paguajnë për trajnimin e nxënësve! Jo t’i trajtojnë si shërbëtorë! Arsimi profesional sipas modelit gjerman e zviceran
19 Korrik, 14:35
-
Rama: Shqipëria do të mikpresë vitin tjetër Samitin e Komunitetit Politik Europian! Fakt kuptimplotë i pozicionit të ri të vendit në arenën botërore
19 Korrik, 08:08
-
‘Pastrimi i parave 'ulëret' në çdo lagje të Tiranës’ Meta: Këtë nuk e sheh vetëm SPAK-u
18 Korrik, 20:13
-
Rama dhe Meloni batuta me njëri-tjetrin në tryezën e liderëve në Britani, kryeministrja italiane: Ky e njeh më mirë se unë politikën
18 Korrik, 17:37
-
Rama kritikon ushqimin anglez: S’kanë faj që kur vijnë në Shqipëri thonë ‘oh sa mirë hahet këtu!’
18 Korrik, 15:46
-
Samiti i Londrës/ Rama takim 'kokë më kokë' me kryeministrin Britanik, diskutim për emigracionin dhe çështjet e sigurisë
18 Korrik, 10:13
-
'Më bukur s'ka në botë', turistët e huaj dhe vendas tregojnë përshtypjet nga Ksamili dhe Saranda: Çmimet janë të arsyeshme
18 Korrik, 08:30
-
Rritja e numrit të udhëtarëve në Rinas: Leje 3 ditë para për të ulur charter-in
17 Korrik, 16:38
-
Rama: Sulm i organizuar për goditjen e turizmit, Vlora e Saranda rritje absurde çmimesh! Bashkitë do përfshihen në procesin e legalizimit, prioritet banesat
17 Korrik, 07:26