Sportisti i ekipit të Tiranës Zelimkhan Abakarov i dha Shqipërisë medaljen e parë të artë botërore në Mundje.
Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Erion Veliaj ka uruar Abakarovin për rezultatin e jashtëzakonshëm të arritur dhe trajnerin e tij.
“Zelimkhan Abakarov, mundësi me nënshtetësi shqiptare i KS Tirana, shpallet kampion bote në Kampionatin Botëror të Mundjes - Beograd 2022. Faleminderit Leonard Çakmashi, për kontributin si trajner! Krenarë për ty Zelimkhan”, shkruan Veliaj.
Suksesi 7-2 u arrit përballë amerikanit Tomas Gilman.

Lajmi kryesor:
Historike për mundjen kuqezi! Rusi i natyralizuar në shqiptar fiton medalje të artë në Botëror (VIDEO)




