SERBI- Në mes të Beograd, do të valëvitet lart flamuri shqiptar! Rus i natyralizuar në shqiptar, Zelimkhan Abakarov i ka dhuruar Shqipërisë medaljen e parë të artë në sportin e mundjes në një kampionat botëror. Au i shpall kampion bote në kategorinë e 57 kg.

Fitorja ka një “shije” më të mirë, kjo për faktin se Abakarov mundi në këtë finale kampionin në fuqi të botës, Thomas Gilman me rezultatin 7-2, në kategorinë stil i lirë.

Mirëpo, edhe mundësi tjetër rus i natyralizuar në shqiptar Islam Dudaev ka pritshmëri të mëdha për botërorin

Ky vit ka qenë i artë për Shqipërinë, pasi pak javë më parë Luiza Gega u shpall kampione Europe në atletikë, duke ngritur lart flamurin kuq e zi. Me fitimin e medaljes Zelimkan Abakarov, 29 vjeç, do përfitojë 10 milionë lekë nga shteti shqiptar si shpërblim. Ky shpërblim i akordohet sipas vendimit të qeverisë, që parashikon se për sportistët që shënojnë rekord në kampionatet ndërkombëtare. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:43
Shqipëria kampione bote në mundje, Rama: Fantastik Abakarov, ngriti flamurin kuqezi në Beograd

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për fitoren e Zelimkhan Abakarov në Beograd, duke u shpallur kampion bote në sportin e mundjes.

“Zelimkhan Abakarov, mundësi fantastik me nënshtetësi shqiptare, shpallet kampion bote dhe nën tingujt e himnit tonë kombëtar ngre flamurin kuqezi në Beograd” shkruan i pari i qeverisë

Ora 20:28
Veliaj uron sportistin e Tiranës për medaljen e artë botërore në mundje: Krenar për ty

Sportisti i ekipit të Tiranës Zelimkhan Abakarov i dha Shqipërisë medaljen e parë të artë botërore në Mundje.

Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Erion Veliaj ka uruar Abakarovin për rezultatin e jashtëzakonshëm të arritur dhe trajnerin e tij.

“Zelimkhan Abakarov, mundësi me nënshtetësi shqiptare i KS Tirana, shpallet kampion bote në Kampionatin Botëror të Mundjes - Beograd 2022. Faleminderit Leonard Çakmashi, për kontributin si trajner! Krenarë për ty Zelimkhan”, shkruan Veliaj.

Suksesi 7-2 u arrit përballë amerikanit Tomas Gilman.

 

Ora 19:26
Shqipëria merr medaljen e artë në kampionatin botërorë të mundjes, Meta: Na krenoi të gjithëve

1663433976_166343344712.jpeg

Reagimi i parë për fitoren e rusit të natyralizuar në shqiptar, Zelimkhan Abakarov, ka ardhur nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ai shkruan se kjo fitore e tij krenon të gjithë shqiptarët.

“Shqipëria kampione e botës në sportin e mundjes.

I lumtur për këtë fitore të madhe, që na krenon të gjithëve. Mirënjohje kampionit tonë Zelimkhan Akbvarov për këtë sukses të jashtëzakonshëm! Gjithashtu një falenderim të përzemërt për Sahit Prizrenin për premtimin e mbajtur”, shkruan Meta.

Ora 18:57
VIDEO nga momenti final kur rusi i natyralizuar në shqiptar mposht kampionin në fuqi dhe merr medaljen e artë në kampionatit botëror të mundjes

Report Tv sjell videon nga momenti kur rus i natyralizuar në shqiptar, Zelimkhan Abakarov shpallet kampion bote. Ai mundi në këtë garë kampionin në fuqi, amerikanin Thomas Gilman me rezultatin 7-2.