TIRANË - Vitin e ardhshëm qeveria do të jap 35 dollarë për çdo fëmijë që braktis rrugën dhe i kthehet bankave të shkollës. Kjo është lajmëruar nga ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj gjatë një aktiviteti të posaçëm për festat e fund vitit, me fëmijët e komunitetit rom dhe ata me aftësi të kufizuara.
Veliaj u ka bërë apel prindërve të investojnë në shkollimin e fëmijëve të tyre, madje duke sjellë si shembull edhe rastin e tij personal.
"Viti tjetër do jetë viti i parë ku qeveria Shqiptare përveç ndihmës ekonomike do të japë 35 dollar për çdo fëmijë që shkon në shkollë dhe që vaksinohet. Pavarësisht nga kushtet e vështira ne si qeveri shqiptare jemi aleatet tuaj në këtë sipërmarrje dhe ndaj do bëjmë një pagesë shtesë për të gjithë fëmijës që shkojnë në shkollë dhe vaksinohen. Sepse është biletë për të dalë nga varfëria. Unë jam rritur gjithashtu në një familje me ndihmë ekonomike, por mamaja ime vendosi që po të investojë tek shkolla e Erjonit familja jonë mund të dali nga varfëria."- tha Veliaj.
Ministri Veliaj ka kujtuar se ky është viti i parë që shumë komunitete kanë marrë ndihmën sociale dhe shpërblim, ndërsa i ka kujtuar ish-qeverisë se vitet e fundit kishte harruar këto shtresa.
"Vitet e fundit, jo vetëm që nuk paguhej në kohë, jo vetëm që paratë mbaronin në gjysmë viti, sa mbaronte fushata elektorale. Por kur jepej shpërblime jepej vetëm për pensionistët 1 vit po, 3 vite jo."- tha më tej ministri Veliaj.
Gjatë këtij aktivitetit janë shpërndarë edhe dhurata për gati 200 fëmijë. Dhurata këto që sponsorizoheshin nga kompani private

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO