Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka nisur sot një vizitë ne Malin e Zi, ku ka zhvilluar një takim edhe me zv/Kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç.
Pas takimit te zhvilluar sot, Veliaj ka bërë një postim në Twitter, ku e cilësoi Abazoviç si një drejtues që bashkon e nuk përçan.
“Gjithmonë kënaqësi takimi në Mal të Zi me vëllain tonë Dritan Abazoviç dhe skuadrën e tij multietnike dhe përbashkuese! Sot kemi nevojë më shumë se kurrë për drejtues që bashkojnë e nuk përçajnë, që duan e nuk urrejnë, që punojnë e nuk merren me fjalë. Dritani është i tillë,” shkruan Veliaj.