Veliaj vizitë në SHBA, në mbështetje të sportistëve elitarë të Tiranës, që po përgatiten për 'Paris 2024'

Veliaj vizitë në SHBA, në mbështetje të sportistëve elitarë të Tiranës, që po përgatiten për 'Paris 2024'

Kryetari i bashkisë Erion Veliaj

Veliaj vizitë në SHBA, në mbështetje të sportistëve elitarë të Tiranës, që po përgatiten për “Paris 2024”; merr pjesë edhe në Samitin “Strong Cities” në Nju Jork

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në Ohajo të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të mbështetur sportistët elitarë të Tiranës, në parapërgatitjet e tyre për në Lojërat Olimpike të vitit 2024 në Paris. Më pas, ai do të udhëtojë për në Nju Jork, për të marrë pjesë në Samitin “Strong Cities”, ku do të diskutohet për zhvillimin e qyteteve në dekadën e fundit, duke përfshirë menaxhimin e krizave dhe sfida të tjera.

Ai do të zhvillojë takime edhe me drejtues e përfaqësues të qyteteve, që kanë përjetuar rritje të ndjeshme dhe zhvillim në dekadën e fundit. Diskutimet në Samit do të përqendrohen në sfidat dhe mundësitë që lidhen me menaxhimin e rritjes urbane, përfshirë reagimin ndaj krizave dhe inovacionin në infrastrukturë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit