Veliaj vizitë në Shkup, takim me kreun e BDI, Ali Ahmeti dhe zv/kryeministrin Grubi: Gjërat e mira i arrijmë vetëm duke u bashkuar

Veliaj vizitë në Shkup, takim me kreun e BDI, Ali Ahmeti dhe zv/kryeministrin Grubi: Gjërat e mira i arrijmë vetëm duke u bashkuar

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Zëvendëskryeministri i parë, njëkohësisht ministër për sistemin politik dhe marrëdhëniet ndërmjet bashkësive në Maqedoninë e Veriut, Artan Grubi priti në zyrën e tij, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në takimin, ku i pranishëm ishte dhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, numri dy i qeverisë maqedonase i kishte rezervuar edhe një dhuratë simbolike kryebashkiakut të kryeqytetit shqiptar, fanellën e klubit futbollistik Shkupi.

“Një dhuratë shumë e veçantë për mikun tonë Erion Veliaj, për një mirëseardhje shumë të ngrohtë në Shkup, bashkërisht me kryetarin Ahmeti, është fanella e klubit tonë të zemrës, si një shenjë dashamirësie për të parin e Tiranës dhe mikun shumë të madh të të gjithëve ne këtu në Maqedoni,” u shpreh Grubi.

Kryebashkiaku Veliaj, duke e falenderuar zv/kryeministrin e vendit fqinj për mikpritjen, ka uruar 30-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Shumë faleminderit për mikpritjen. Është një surprizë shumë e këndshme! Jam shumë entuziast për gjithçka keni arritur këtu,” u shpreh Veliaj. Duke kujtuar disa nga marrëveshjet e ndërmarra së fundmi edhe në mbledhjet e përbashkëta mes dy qeverive, të cilat rezultuan të suksesshme, Veliaj tha se fryma që bën bashkë kudo ku ka bashkëkombas, është mesazhi më i rëndësishëm që duhet përcjellë te çdo qytetar shqiptar.

“Bashkimi bën fuqinë, - kur ne jemi bashkë jemi të pamposhtur. Kur jemi bashkë mund të drejtojmë mirë qytetet; kur jemi bashkë mund të negociojmë marrëveshje që i rrinë kohës, siç ka qenë ajo për gjuhën, apo për flamurin. Por, ndonjëherë e harrojmë se gjërat e mira i kemi arritur falë këtij bashkimi. Ndaj, mesazhi që dua të sjell në Shkup, sidomos për vëllezërit dhe motrat shqiptare, është: Të bashkohemi! Nuk e kemi luksin të jemi të ndarë në shumë copa, sepse ashtu e humbim peshën tonë,” tha ai.

Veliaj inkurajoi gjithashtu vendin fqinj për zgjedhje të qeta lokale në 17 tetor. “Mezi pres që me vëllezërit dhe motrat që do të marrin përsipër mandatin e ri në këto zgjedhje të 17 tetorit, për koinçidencë si këtu edhe në Kosovë, të përveshin mëngët dhe ta çojmë më përpara kombin tonë,” apeloi Veliaj.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja