TIRANE- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori një tjetër vlerësim, kësaj here në Australi, ku Tirana u përzgjodh si vendi organizator i Konferencës Botërore të Qyteteve dhe Parqeve Urbane 2020.
Transformimi i Tiranës në katër vitet e fundit, por sidomos i Parkut të Liqenit, në një kohë aq të shkurtër e me gjithë kundërshtitë për lodrat dhe ndërtimet pa leje aty, kanë bërë që kryeqytetit shqiptar t’i besohet organizimi për vitin e ardhshëm i këtij takimi të rëndësishëm, i cili këtë vit u mbajt në Australi. Parku i Liqenit të Tiranës është sot hapësira më e frekuentuar nga qytetarët e saj, me mbi 300 mijë përdorues. Po ashtu, ajo zonë cilësohet si mushkëria kryesore e kryeqytetit.
Teksa prezantoi disa nga nismat e suksesshme të ndërmarra nga Bashkia e Tiranës, kryebashkiaku Veliaj foli për rilindjen e Tiranës, vendosjen e fëmijëve në qendër të vëmendjes së qytetit dhe të gjitha investimet e bukura për ta, si kënde lojërash dhe parqe rekreative. Veliaj i cilësoi fëmijët e Tiranës si avokatë të të gjitha ndryshimeve pozitive që kanë ndodhur në kryeqytet.
“Jam i lumtur që ndodhem këtu për të folur mbi gjëra kaq shumë të rëndësishme për jetët tona. Jemi këtu për jetën e qyteteve dhe nismat për më shumë parqe, hapësira publike e rekreative, me fokusin tek fëmijët dhe të moshuarit, gjejnë zgjidhje në konferenca si kjo e sotmja. Këtu marrim eksperiencë sesi t’i bëjmë gjërat në mënyrën e duhur, jo duke shpikur rrotën, por duke zbuluar atë që ka funksionuar në një vend dhe që lehtësisht mund të funksionojë në një vend tjetër”, u shpreh Veliaj.
Konferenca Botërore e Qyteteve dhe Parqeve Urbane kishte në fokus lidhjen e parqeve dhe hapësirave publike me shëndetin e mirëqenien e qytetarëve, si dhe adresoi nevojën për politika më të mira të mira, shtimin e hapësirave të gjelbra sidomos për fëmijët.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Mars, 10:37
Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?
-
E drejtë
44.3%
-
E gabuar
51.8%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 5771
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama shkon pasdite në Bashkinë e Tiranës, takon drejtorët dhe nënkryetarët
10 Mars, 20:50
-
Arbër Veliaj sqaron financimin prej tij të studios ligjore Kasowitz që mbron Presidentin Trump: Mbështetja juridike për Erion Veliajn, një akt për drejtësinë dhe të vërtetën
10 Mars, 19:50
-
Nesër shqyrtohet kërkesa e Veliajt për lirimin nga burgu, Doçi: Gjyqtari Engert Pëllumbi konfirmoi lirinë e Berishës kur kundërshtarët prisnin ta kthenin në 'arrest shtëpie'
10 Mars, 18:57
-
'Ka marrë miliona euro', si po shantazhohet publikisht gjyqtari Engert Pëllumbi, që do shqyrtojë kërkesën e Veliajt për lirimin nga burgu
10 Mars, 17:54
-
Spahiu: Gjyqtari që gjykon Veliajn, s’është socialist sepse dënoi me burg Saimir Tahirin (VIDEO)
10 Mars, 17:46
-
Avokati i studios amerikane që mbron prej 15 vitesh Trump viziton Veliajn: Mbajtja e një politikani në paraburgim pa akuza të qarta, në kundërshtim me parimet e shtetit ligjor (VIDEO)
10 Mars, 17:11
-
Nesër seanca në Apel, Veliaj: Persekutimi i familjes nga një noter ndërtues, s'mund të jetë etaloni i Reformës në Drejtësi! Lënia e Tiranës pa drejtim, grusht ndaj qytetit
10 Mars, 11:09
-
Deputeti italian Luciano D’Alfonso në mbështetje të Veliajt: Një kryebashkiak i zoti, drejtësia të jetë e kujdesshme në hetime
9 Mars, 15:25
-
8 Marsi, Veliaj: Kam lënë porosi që transporti publik në Tiranë të jetë falas për gratë dhe vajzat
7 Mars, 18:28
-
Avokatët e Veliajt kërkesë Dumanit për largimin e Ols Dados nga çështja: Është në konflikt interesi! S’ka asnjë intimidim ndaj hetuesit të BKH
7 Mars, 16:32
-
Pyetje-Përgjigje/ Intervista e PLOTË e Veliajt nga qelia për Report Tv: S’kishte plan arratisjeje, në nderin e SPAK të mos futej në politikë (VIDEO)
6 Mars, 22:36
-
Ekskluzive/ Erion Veliaj për Report Tv: Arrestimi im, përpjekje për të goditur PS! Rama, i vetmi që garanton që drejtësia të ketë 'peshore'! Dado në konflikt interesi
6 Mars, 16:25