Bashkia e Tiranës ka përzgjedhur kartolinën e urimit për të gjithë qytetarët e saj, që ndahen për pak ditë nga momenti i ndërrimit të viteve.
Për të përzgjedhur pamjen që do të kishte kartolina, Bashkia e Tiranës organizoi këtë vit një konkurs me krijimtaritë artistike nga nxënësit e shkollave të kryeqytetit.
Fitues doli punimi i Eron Lazajt nga shkolla “Fan Noli”, ku paraqitet fshati i festave në sheshin “Skënderbej”, plot drita dhe ngjyra.
Kryebashkiaku Erion Veliaj e publikoi personalisht kartolinën, teksa shprehu edhe falenderimin e tij për fituesin. “Këtë vit kartolinën e Bashkisë Tiranë e caktuam nga propozimet e nxënësve dhe fitues ishte Eron Lazaj nga shkolla Fan Noli, flm lali!”, shkruan Veliaj në rrjetin social "Instagram".