Veliaj 'shkund' bashkinë e Tiranës, zëvendëson 12 drejtues, ndryshime në UKT dhe Policinë Bashkiake! EMRAT kush ikin e kush vjen
Kryebashkiaku Erion Veliaj
Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme që pritet të mbahen pranverën e ardhshme, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka vendosur të rifreskojë të gjitha drejtoritë dhe ndërmarrjet kryesore bashkiake.
Vendimi është marrë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka ndryshuar drejtorët e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, Policisë Bashkiake, të Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit, të Tirana Parking, të Kopshtit Zoologjik, Qytetit Studenti, si dhe disa prej qendrave sociale dhe muzeumet, njofton zyra e shtypit
Por, kush janë emrat e rinj që janë emëruar në detyrë?
Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë do të drejtohet nga Elda Muçi, e cila zëvendëson në këtë pozicion Elton Kacidhen, i cili e mbante këtë post prej 4 vitesh.
ndërsa Policia Bashkiake nga Toni Beni, duke zëvendësuar Ermal Kapllanin, i cili e mbante këtë pozicion prej afro 9 vitesh
Në krye të Ndërmarrjes së Rrugëve dhe Ndriçimit është emëruar Piro Sinjari, kurse drejtimin e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit e ka marrë Blerta Dardha. Tirana Parking do të drejtohet nga Flavio Barçi, ndërsa Kopshti Zoologjik nga Ervis Rrahmani.
Gjithashtu, janë ndryshuar edhe drejtorët e dy qendrave sociale, që nga sot drejtohen nga Aldo Aga dhe Gentjana Lasku. Në drejtimin e Shtëpisë Studio “Kadare-Agolli” është emëruar Anisa Ymeri, e cila zëvendëson Brisi Trajkon kurse drejtor i Rezidencës Studentore në Qytetin Studenti do të jetë Renato Pashollari, duke zëvendësuar në këtë post Anila Shehun
EMRAT e drejtorëve të rinj
UKT – Elda Muçi
Policia Bashkiake – Toni Beni
DPN2 – Piro Sinjari
Tirana Parking – Flavio Barçi
Shtëpia Studio “Kadare-Agolli” – Anisa Ymeri
RSU1 “Qyteti Studenti” – Renato Pashollari
AMK – Blerta Dardha
Qendra Komunitare Shkozë – Aldo Aga
Qendra Sociale “Strehëza” - Gentjana Lasku
SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7406
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri që lehtëson trafikun dhe modernizon transportin
23 Nëntor, 11:51
-
Vrasja e Martinit/ Shoqëria civile deklaratë para shkollës 'Fan Noli': Bojkot mësimit nëse nuk merren masa, të dorëhiqet Manastilriu
23 Nëntor, 10:42
-
Gjendet thika me të cilën u vra Martini, autori e hodhi në tarracën e një godine pranë Gjykatës së Apelit, e pikasi një banor! Mister kush e çoi në spital (VIDEO)
23 Nëntor, 10:09
-
Policia i ‘kap mat’ në tavolinën e pokerit, 29 të arrestuar në Tiranë! 1 në kërkim, sekuestrohen para (EMRAT)
23 Nëntor, 09:43
-
Vrau në Krujë vëllezërit Bardhi pasi i plagosën vëllanë, Gjykata e Tiranës dënon me burgim të përjetshëm Roland Pulën
22 Nëntor, 21:19
-
Tiranë/ Policia po zhvillon operacion kundër lojërave të fatit, kapen disa persona
22 Nëntor, 21:19
-
Vrasja e Martinit/ Gjendet pranë Gjykatës së Apelit thika, me të cilën u kry krimi! Bashkë me të edhe çanta e shkollës e 14 vjeçarit të arrestuar si autor
22 Nëntor, 21:09
-
Vrasja e Martinit, zbardhet audioja tronditëse në mbledhjen e prindër te 'Fan Noli': Autori nxori thikën në klasë, mbani përgjegjësi
22 Nëntor, 20:30
-
Gruas i duhet të pastrojë vetë pusetën për të shpëtuar nga përmbytja! Shikoni videon tek 'Myslym Shyri' në Tiranë (VIDEO)
22 Nëntor, 18:23
-
Tiranë/ Plagosja e 20-vjeçarit në 'Qytetin Studenti', arrestohet 19-vjeçari nga Kamza! Nën hetim edhe personi që i shiti thikën
22 Nëntor, 15:46
-
Vrasja e Klaudio Prendit/ Ishte në kafe me 3 policë, njëri ndoqi mjetin e autorëve pas ekzekutimit! Vrasësit me 'Audi A4' vëzhguan zonën para krimit
22 Nëntor, 10:47
-
Vrasja e Martinit, 'arrest me burg' 14 vjeçarit, gjyqi mbahet në spital! I mituri s'tregon ku fshehu thikën: S'mbaj mend çfarë ndodhi! Hetohet kush e ndihmoi
22 Nëntor, 09:36
Kjo tregon hapur që vjedhja ka vajtur e pa imagjinueshme dhe se kta drejtor janë politik pa meritokraci e dinjitet.... sepse në në një vend demokratik kta do ta kishin hedhur në gjyq Erion alibabën....
PërgjigjuVetëm Ton Beni qenka i aftë apo është i abonuar në atë post....
PërgjigjuHahahhhahahaha i vetmi njeri qe i ka dhene Tr pamjen me europiane qe ka pasur ndonjeher dhe trushplaret e pd e duan ne burg . Ah ju donit Kellicin ne krye qe ta shifnit mire punen dhe transformimin e qytetit pupupupu i ziu njeri tha dhaskal todri - nuk dallon dot driten nga erresira- tek filmi udha e shkronjave . QR
PërgjigjuAbsurdi , dhe meqe ty kjo pamja te duket evropiane do te thote qe ky mi gjirizesh ka te drejte te vjedhe si te doje e ??
NORMALE TË VJEDHËSH NË MËNYR GALOPANTE ME TENDERA TË DREJT PËR DREJT ME INCENERATOR QË NUK EKZISTOJNË MOS TË FLASIM PËR TENDERAT E VOGLA TË DREJTORVE QË FILLOJNË NGA 1 NË 12 MILION EURO "5D E CO" RRUGË QË BËHEN RIKONSTRUKTOHEN 3 HERË BRËNDA 4 VJEÇARIT.... NORMALE ËSHTË NË ÇDO ALBSTAN...
Hajduterite e ketij individi jane monumentale
PërgjigjuImiton Ramen qe heq e ve kabinetin vazhdimisht,por jo veten.Thjesht per kuriozitet,por kur dikush punon, e punon me ndershmeri e perkushtim a i justifikohet largimi ne emer te /rifreskimit/?
PërgjigjuDo riemrohen ne 313 se shpejti
PërgjigjuLali plehu po ndryshon plehrat se u qelb fare. Ik tako koleget e Spak
PërgjigjuHajt se dhe ti per burg je bere.
PërgjigjuIkin 12 te korruptuar por kryetari nuk di gje eshte i pafajshem. Ne qeli me Meten do shkosh o i pangopur
PërgjigjuSeanca tjeter plenare do zhvillojet tek 313-ta
PërgjigjuSpaku qe te vulosi pa anshmerine duhet ta arrestoje ne detyre ket hajdut, por jo vetem opozites po i bjen
PërgjigjuPo lan m..in me shurre. Kujton se keshtu I lan hajdutlleqet.
PërgjigjuSpak po i vjen rrotull bashkise.
PërgjigjuSi pranoj njeri me shku drrejtor , la te gjithe zedhensat
PërgjigjuO Lali, kujdes ndonje fletushke nga Dumumja, se nuk i dihet. Se pastaj s'ka kush merret me Xixën e korruptuar qe e ke ne shtepi.Kuptohet, po shkove ne burg. Shpresojme qe t'i kesh bere mire detyrat e shtepise, dhe te mos kesh kopjuar ndonje gangsterr te vjeter te bites se krimit.
PërgjigjuPse eshte si i prere ne fytyre lali?!!!
PërgjigjuI ka bere send friend request ilirmetes