Kufizimi i lëvizjes së automjeteve për shkak të virusit COVID-19, sipas bashkisë së Tiranës tregoi se nisma për shtimin e korsive të biçikletave dhe zgjerimin e trotuareve ishte e drejtë. Ndaj, vijon më tej bashkia, zgjerimi i trotuareve dhe ndërtimi e rrjetit të korsive të biçikletave, me qëllim lehtësimin e lëvizjen së qytetarëve, duke u dhënë përparësi këmbësorëve, njerëzve me aftësi të kufizuara apo nënave me karrocë, po vazhdon me ritme të shpejta.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi disa nga punët që po kryhen te Libri Universitar, ish stadiumi “Dinamo”, sheshi “Uilson” etj., ku theksoi se një nga mësimet që na dha koronavirusi është nevoja për më shumë trotuare dhe korsi biçikletash, të cilat do të konsiderohen si pjesë e një emergjence shëndetësore.
“Për sa kohë që nuk kemi një vaksinë, e ardhmja do të jetë e këmbësorëve dhe e çiklistëve. Disa gjëra që më përpara i bënim sepse ishim bashki progresiste, pra rregullim trotuaresh, korsi biçikletash, tani do t'i bëjmë si detyrim dhe emergjencë shëndetësore. E di që tingëllon e çuditshme, por zgjerimi i trotuareve dhe korsitë e biçikletave janë pjesë e një emergjence shëndetësore, njësoj si shërbimi zjarrfikës, shërbimi policor apo shërbimi i ambulancës”, tha ai.
Veliaj shtoi se në ato zona ku janë zgjeruar trotuaret, edhe puna tek bizneset është rritur më shumë. “Janë bërë trotuaret e reja, duke filluar nga Presidenca, aty ku takohet me Bulevardin "Sulejman Delvina", në të dy anët, edhe te Libri Universitar. Po të shikoni, tani që është hapur orari dhe është relaksuar pak situata e emergjencës, është shtuar më shumë puna në ato dyqane. Besoj se të njëjtin fat do të ketë edhe "Sulejman Delvina", edhe Sheshi “Uilson”, deri këtu ku takohet me "Gjik Kuqalin". Më përpara nuk e vinim re sepse më parë nuk e ndjenim nevojën e distancës sociale, por tani është absolutisht jetike”, u shpreh ai.
Kryebashkiaku nënvizoi se edhe në qytetet më të mëdha në botë, përparësi kanë trotuaret dhe jo automjetet. “Ka disa legjenda urbane: Një prej tyre është se bie puna e biznesit kur rruga ka korsi biçikletash dhe kur s'ka makina. Kjo është e pavërtetë! Në Tiranë, Paris, Londër, Nju Jork, makinat janë një mur metali, që rrinë 16 orë të parkuara para biznesit, pengojnë çdo klient dhe e bën të pamundur për dikë të ndalojë në momentin që secili lë makinën e tij aty për orë të tëra. Nëse dikush është skeptik për këtë që po ju them, pyesni të gjitha dyqanet përballë Parkut “Rinia” dhe do t’iu thonë sa u është shtuar puna kur u dyfishua trotuari”, tha Veliaj. Ai sqaroi se në të gjitha kryeqytetet e botës ku janë hequr makinat dhe është vënë një korsi biçikletash, puna e biznesit është shtuar nga 70% - 90%. Sipas bashkisë, trotuarët e rinj kanë gjerësi 2 metër, ndërkohë një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe rampave për personat me aftësi të kufizuar.
Bravo erion ,,mos ler rruge ne tirane pa ja zgjeruar trotuaret dhe bere korsite e bicikletave....
PërgjigjuBRAVO,, ERION PER zgjerimin e trotuareve dhe korsite e bicikletave,,,,kam rene 30 kg peshe vetem nga bicikleta…..
PërgjigjuBravo trotuare te gjere. Tani edhe autobuze pa fatorino si e gjithe bota e qyteteruar. Per me teper eshte turp edhe kur fatorinot shkojne lart e poshte ne autobuzin e mbushur dhe ferkojne bythet me pasagjeret.
Përgjigjupo mer kryetar po. Mire e ke ti. Ne fakt ekonomia e bashkise se tiranes eshte e mbeshtetur vetem te dyqanet e rrobava dhe bar kafeneve. Po si more do te heqesh shesh pushimet e makinave, do te zvogloni rrugen per makinat dhe nuk ju plas fare ? apo thuaj ju me miqte e tu i keni ne rregull punet, me garazhe private dhe me servile rreth e rrotull qe bejne cdo gje per ju. Mire e keni dhe ju persa kohe nuk ju kerkon njeri llogari.
PërgjigjuERION te falenderojme per zgjerimin e trotuareve por duhet ti urdherosh inxhinjeret e bashkise qe te ulin trotuarin deri rrafsh me token 1m ose 1m e 25 cm gjeresi aty ku fillojne vijat e bardha qe si njerezit dhe grate me karroca apo dhe bicikletat ta kene te lehte e te bute hyrjen ne rruge,,ashtu sic jane ne amerike,,,dhe mos te harrohen dhe pusetat e mbledhjes te ujrave te jene 10 cm nen nivelin e asfaltit ne forme hinke qe te kulloje uji e te mos mbetet ne rruge...sepse demton rrugen...
PërgjigjuBRAVO ERIONIT DHE BASHKISE TE TIRANES PER PUNEN E MIRE ,,,NUK ECJE dot neper keto trotuare te ngushta me pemet ne mes por ka shume pune per te bere mes pallateve 5 katesh te kohes te enverit,psh mbrapa qemal stafes,,apo perballe fakultetit te ndertimit ,etj,,,aty ka shume hapsira per te bere lulishte per lagjet dhe kende sportive per femijet,,,keto hapesira jane zene nga lokalet dhe parkinge makinash,shtesa shtepish ,,apo shtepi te paligjshme,,eshte e turpshme qe hapsira publike te zihen nga lokalet qe I lene banoret pa gjume deri ne 2 te nates dhe parkinget,,pa harruar dhe trotuaret e zena nga lokalet tek zona e 21,,,
Përgjigjupo pse nuk i kerkon kryetarit tend qe ne vend qe te ngushtoje rrugen per zgjerimin e trotuarit, te prishe ndertimet qe kane zene trotuaret? apo varja, tani eshte zene ai dhe eshte me e lehte te ngushtosh rrugen.
JAM DAKORT ME TY BANOR I LAGJES,,rruga e dibres eshte nje tmerr ,,,I ngushtoi ai kapsolli I gjate edi rama,,,,,po ashtu te ngushta jane ne unaze,,,tek Tirana e re,,,,,tek rruga fortuzi ,,tek dervish hatixheja,,,e kudo,,shpenzime per ngushtim qe eshte nje turp,,,,dhe tani prape shpenzime per zgjerim ,,,,edi rama duhet te hetohet nga spaku pse I ngushtoi trotuaret ne tirane….
PërgjigjuPO pse I ngushtuat njehere trotuaret,,,,,dhe a mban njeri pergjegjesi per shpenzimet qe u bene per ngushtimin e trotuareve…….????/
PërgjigjuTe falenderojme per veprat dhe punimet qe i sherbejne cdo qytetari, por duhet ti hedhesh nje sy rruges Dibres nga fillimi deri ne fund sepse vetem tortuare nuk ka aty. Ne kete rruge une kaloj dy dite dhe duhet te kesh reflekse boksieri per te shmangur pemet, kollonat e ndertesave dhe koshat e plerave, ky mund te quhet sport extrem tortuari qe eshte aq i ngushte sa nuk mund te ecesh ne kembe dhe jo me te llogarisesh nenat me femije dhe karrocat e tyre per te mos folur per personat me aftesi te kufizuar.
Përgjigju