TIRANË - Kandidati i të majtës për Bashkinë Tiranë, Erion Veliaj ka zgjedhur një takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë, për të shpalosur programin e tij me 10 pika për të rinjtë e kryeqytetit. Veliaj fillimisht u bëri thirrje të rinjve që të votojnë alternativën e majtë, që përfaqëson të rinj ja dalin vetë në jetë, përballë modelit të PD, me Shkëlzen Berishën, i cili do të jetë edhe personazh i një filmi të Hollivudit.
“Ka dy modele te të rinjve sot, njëri është modeli i Maries që sapo foli. Ka dhe një model tjetër i kundërt i Maries ai i Shkëlzenit. Një model është i një vajze që i arrin gjërat me punë. Është modeli i një vajze që i merr 10 jo se është vajza e mamit dhe e babit, por se studion fort. Dhe modeli modeli tjetër është ai i Shkëlzenit. Hollywoodi po bën një film për Shkëlzenin, modeli si të bëhesh i pasur duke shitur armë."- tha Veliaj.
Me tej Veliaj paraqiti edhe programin që e quajti kontrata rinore, një program me 10 pika, që synon ngritjen e një sërë qëndrave rinore, dhënien e granteve për të rinjtë që duan të hapin bisnes, karta e studentit etj.
Veliaj kërkoi votën e të rinjve duke ju thënë edhe njëherë se siç bëri në ministri ku rriti ndjeshëm buxhetin për të rinjtë, të njëjtën gjë do të bëjë edhe në bashki, do e 4 fishojë fondin, ku të rinjtë do të jenë pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes.
10 pikat e programit të Veliajt për të rinjtë
1. Themelohet Këshilli i të Rinjve
2. Buxheti për rininë
3. Karta e të Rinjve dhe Studentit
4. Shkollat si Qendra Komunitare
5. Nxitja e sipërmarrjeve rinore
6. Rritet siguria në Shkolla
7. Inkubatori i Biznesit
8. Ekipet sportive dhe kampionatet mes shkollave
9. 6 Qendra Rinore
10. Rikthehet RINFEST
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO