Kryebashkiaku Erion Veliaj u ka bërë thirrje qytetarëve që më 30 qershor, të bëjnë zgjedhjen e duhur për familjet dhe fëmijët e tyre. Teksa tha se Basha, Saliu dhe Nishani i kanë zgjidhur hallet e familjeve të tyre, Veliaj deklaroi se plani për katër vitet e ardhshme është krijimi i një qyteti edhe më të mirë për të rritur fëmijët.
“Kryetari i PD i ka zgjidhur hallet e veta, i bëri fëmijët e vet holandezë. Zv.kryetari i ka zgjidhur, i bëri fëmijët e vet austriakë. Saliu i ka zgjidhur hallet e familjes së vet.
Të gjithë ne që jemi në këtë sallë, kemi një plan, ta bëjmë Tiranën një qytet sa më të mirë, ku të rrisim fëmijët anë. Demokratët e ndershëm duhet të ndajnë mendjen, nëse udhëheqësit i kanë zgjidhur hallet e tyre, dhe kanë një plan B, a nuk duhet edhe ata të mendojnë një plan për të zgjidhur hallet e tyre. Ndaj sfida ime për gjithë të tjerët është mendoni për familjen tuaj, se këta i kanë zgjidhur hallet e tyre”, tha Veliaj.
Kreu i Bashkisë nënvizoi se në këtë sprint deri në datën 30 është momenti për të treguar se kush është shumica punëtore, e zellshme dhe e drejtë e Shqipërisë dhe kush janë njerëzit e dhunshëm.
“Ne jemi këtu si pjesë e vullnetit të forcës më të madhe, patriotike, punëtore dhe atdhetare që quhet PS. Por kjo nuk është një arsye për faktin që jemi me këtë fanellë, kjo nuk është një arsye pse në këtë fushatë të mos i zgjasim dorën edhe atyre që ndihen të papërfaqësuar në këtë fushatë. Kur dikush tha si zgjidhet kjo krizë politike, i thashë po pyet njërin që këto 4 vite nuk i ka parë në këshillin bashkiak, dhe nuk më rezultoi të mos jenë mbjellë pemë, të mos jetë pastruar qyteti’, deklaroi kryebashkiaku Veliaj.
Lajmi kryesor:
Veliaj prezanton këshilltarët bashkiakë: Ky qytet nuk e pranon bullizmin dhe dhunën, puna është himn në Tiranë
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.9%
-
Të gabuar
83.1%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2799
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Veliaj inspekton punimet në shkollën ‘Ibrahim Hima’ në Vaqarr: Llafet e sherret i merr era, shkollat mbeten
21 Dhjetor, 13:41
-
Konferenca e Solidaritetit Islamik, Veliaj pret Sekretarin e ISSA-s dhe presidentin e KOKSH: Më shumë partneritet për sportin
20 Dhjetor, 14:45
-
Veliaj inspektim në shkollat ‘Mustafa Greblleshi’ dhe ‘Sandër Prosi’: Me mure rrethuese dhe terrene të reja sportive për fëmijët
19 Dhjetor, 14:06
-
Tiranë/ 7 objekte mësimore janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni
18 Dhjetor, 18:28
-
Tiranë/ Këshilli Bashkiak miraton buxhetin! Bursa për ekselentët, paketë ushqimore në shkolla! Veliaj: Nga 1 janari pensionistët abone falas! 7 objekte mësimore në rikonstruktim
18 Dhjetor, 18:09
-
Nga Kopshti Botanik te transformimi i akuadromit, Veliaj prezanton disa nga projektet: Numri i shkollave do shkojë në 50
17 Dhjetor, 17:28
-
Tiranë/ Për herë të parë konferenca e solidaritetit islamik! Veliaj: Sporti mundësia më e mirë për të bashkuar njerëzit
17 Dhjetor, 17:17
-
Nga 1 janari 2025 pensionistët do udhëtojnë me abone falas në Tiranë, ja cilët janë përfituesit dhe dokumentet e nevojshme
16 Dhjetor, 22:05
-
Pesë qytetarë betohen për shtetësinë shqiptare, Veliaj: Krenar që i bashkohen energjisë së jashtëzakonshme të Tiranës
16 Dhjetor, 18:08
-
Esencë në REPORT TV, 42 kryetarët e Bashkisë së Tiranës, zgjedhjet, akuzat dhe historitë e tyre tragjikomike!
15 Dhjetor, 22:32
-
Botërori i Skive/ Veliaj pret Colturin: 2024 viti i rekordeve! Skiatorja: Emocion i veçantë
15 Dhjetor, 12:34
-
Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut, Veliaj: Hapim dy muze të rinj në qytet
15 Dhjetor, 10:22