Kryebashkiaku Erion Veliaj prezantoi sot në Tiranë kandidatët për këshilltarë bashkiakë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Veliaj nisi fjalimin e tij me një parantezë për protestën e djeshme të opozitës teksa tha se qyteti dje u dhunua nga një grup njerëzish që mendojnë vetëm për interesat e tyre dhe nuk mendojnë për të mirën e Tiranës.
Ai nënvizoi se Tirana e do punën dhe e përbuz dhunën. Veliaj shtoi se opozita dhe drejtuesit e saj nuk kanë aftësi të bindin qytetarët për ti votuar dhe kërkojnë ti imponohen qytetit me gjuhën e dhunës
Kryebashkiaku i Tiranës i bëri thirrje qytetarëve që më 30 qershor, të bëjnë zgjedhjen e duhur për familjet dhe fëmijët e tyre.
Në listën e prezantuar për Tiranën spikasin një sërë emrash të njohur mes tyre edhe aktori i njohur Gaz Paja, ish-futbollisti Redi Jupi por edhe këshilltarë dhe zv. ministra nga kabineti qeveritar i Partisë Socialiste. Por ajo që bie në sy është edhe përfshirja e një sërë emrash të rinj të futur në listë pasi siç edhe vetë Veliaj tha gjatë fjalimit "Tirana është qyteti i të gjithëve, ku edhe një shitësh fiqsh mund të bëhet kryebashkiak".
Kryebashkiaku Erion Veliaj u ka bërë thirrje qytetarëve që më 30 qershor, të bëjnë zgjedhjen e duhur për familjet dhe fëmijët e tyre. Teksa tha se Basha, Saliu dhe Nishani i kanë zgjidhur hallet e familjeve të tyre, Veliaj deklaroi se plani për katër vitet e ardhshme është krijimi i një qyteti edhe më të mirë për të rritur fëmijët.
“Kryetari i PD i ka zgjidhur hallet e veta, i bëri fëmijët e vet holandezë. Zv.kryetari i ka zgjidhur, i bëri fëmijët e vet austriakë. Saliu i ka zgjidhur hallet e familjes së vet.
Të gjithë ne që jemi në këtë sallë, kemi një plan, ta bëjmë Tiranën një qytet sa më të mirë, ku të rrisim fëmijët anë. Demokratët e ndershëm duhet të ndajnë mendjen, nëse udhëheqësit i kanë zgjidhur hallet e tyre, dhe kanë një plan B, a nuk duhet edhe ata të mendojnë një plan për të zgjidhur hallet e tyre. Ndaj sfida ime për gjithë të tjerët është mendoni për familjen tuaj, se këta i kanë zgjidhur hallet e tyre”, tha Veliaj.
Kreu i Bashkisë nënvizoi se në këtë sprint deri në datën 30 është momenti për të treguar se kush është shumica punëtore, e zellshme dhe e drejtë e Shqipërisë dhe kush janë njerëzit e dhunshëm.
“Ne jemi këtu si pjesë e vullnetit të forcës më të madhe, patriotike, punëtore dhe atdhetare që quhet PS. Por kjo nuk është një arsye për faktin që jemi me këtë fanellë, kjo nuk është një arsye pse në këtë fushatë të mos i zgjasim dorën edhe atyre që ndihen të papërfaqësuar në këtë fushatë. Kur dikush tha si zgjidhet kjo krizë politike, i thashë po pyet njërin që këto 4 vite nuk i ka parë në këshillin bashkiak, dhe nuk më rezultoi të mos jenë mbjellë pemë, të mos jetë pastruar qyteti’, deklaroi kryebashkiaku Veliaj.
Bashkë me skuadrën e parafundit të prezantuar nga Veliaj, ishin aktori i njohur i humori Gaz Paja të cilin Veliaj e prezantoi si një "dhëndër të ri në nahijen tonë" dhe ish-futbollisti Redi Jupi. Jupi tha se në Tiranë janë bërë gjëra për sportin janë bërë shumë dhe do fillojnë të bëhen akoma më shumë.
"Kushdo nga pjesëtarët e tjerë të grupit, po si duket ngaqë unë kam fituar tre trofe në futboll i përfaqësoj të gjithë ashtu si Bashkia e Tiranës. Për sportin në Tiranë janë bërë gjëra. Janë bërë minifusha dhe palestra nëpër shkolla. Tirana ka një milion banorë të cilët duan të merren edhe me sport", tha Redi Jupi.
Ardian Civici një nga kandidatët për këshilltarë për kryebashkiakë, deklaroi se në mandatin e ardhshëm në Tiranë do i kushtohet një vëmendje akoma më e madhe studentëve si një kapital i madh për këtë qytet.
"Tirana ka një kapital të madh. Kujdesi për studentët për zhvillimin e vendit do përbëj një nga prioritet kryesore. Duhet të shikojmë shumë më përtej për të gjithë llojet e bashkëpunimit që nga mundësia e një punësimi cilësor për studentët", tha Civici.
Kryeqyteti nuk do të pranojë kurrë që ti nënshtrohet dhunës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa ka prezantuar sot kandidatët për këshilltarë që nesër do të jetë dhe ekipi i tij në Këshillin Bashkiak të qytetit, foli edhe protestat e opozitës, duke theksuar se dhuna, shkatërimi dhe ndotja nuk do të arrijnë dot të kthehen në një gjë të zakonshme në këtë qytet. Ai nënvizoi se Tirana e do punën dhe e përbuz dhunën.
“Gjërat e vogla kanë rëndësi, dhe fryma e ekipit ka rëndësi. Se prandaj përpëlitesh ta shkatërrosh qytetin, dhe t’i bindësh njerëzit me zor, sepese frustohesh nga fakti që nuk bind dot ekipin tënd, nuk bind dot ata që kanë qenë ish-drejtora, ish-ministra, ish-deputetë. Kur nuk bind ata do të thotë që s’ke më fuqi. Dhe kur nuk ke më fuqi e vetmja shpresë që të ka mbetur është dhuna. Ky qytet nuk e pranon bullizmin. Një nga gjërat që kemi bërë mirë në këtë qytet, është se pavarëisht se kemi tolerancë të madhe ne huk lejojmë kurrë që dhuna, prishja, dhe ndotja të kthehen në himnin e qytetin tonë. Himni i qytetit tonë është puna, puna, puna”, tha Veliaj.
Ai falenderoi në mënyrë të veçantë të gjithë ata punonjës së ndërmarrjeve bashkiake që edhe pse ditë pushimi gjithë këto fundjava kanë punuar për ta pastruar qytetin menjëherë pasi mbyllen protestat. “Dua qe edhe sot të falenderoj publikisht të gjtihë ata që në një ditë normale, në një vnd normal, dhe në një qytet normal, dje duhet ta kishin ditë pushimi. Dje nuk do ishim duke pastruar bojën nga muret e Tiranës, nuk do ishin duke pastruar plehrat, apo nuk do ishin duke mbleddhur pemët e shkulura apo çdo gjë që digjet në Tiranë. Ju mund të thoni, ose ka njerëz që thonë këtu po bëhet qameti, ti e vret mendjen për këto. Pyetja që kam unë po për çfarë ta vrasim mendjen, kjo është shtëpia jonë. Kur dikujt i vjen dikush tjetër në shtëpi, dhe ia bën rrëmujë, dhe ia dhunon shtëpinë e vet, atëherë sigurisht që në atë moment, ajo është gjëja më e rëndëishshme. Dhe unë dua t’’i falenderoj publiksith gjithë djemtë dhe vajzat e përkushtuar, që brenda 30 minutash pas çdo ekskursioni dhune, e kthejnë Tiranën siç ishte më parpara”, tha Veliaj.
Ai shtoi se opozita dhe drejtuesit e saj nuk kanë aftësi të bindin qytetarët për ti votuar dhe kërkojnë ti imponohen qytetit me gjuhën e dhunës. “Kur nuk ke autoritet të bindesh tek kauza jote deputetët që janë te lista në pritje, dhe kur shkojnë i marrin të gjithë mandatet, çfarë fuqie ke me bind dikë tjetër që s’është fare i partisë tënde. Patjetër mund të rekrutosh 200 rrugaçe me tuta në kokë dhe me maska për të dhunuar një qytet. Patjetër këtë mund ta bësh, këtë meritë ta jap. Por kur nuk arrin të bindësh dot”, u shpreh Veliaj.
Lista zyrtare në KQZ
BARDHYLKA VANGJEL KOSPIRI
ORION KOÇO GLIOZHENI
MIRA ZEF KAPISYZI
ADRIAN LEFTER CIVICI
KLODETA SHUAIP DIBRA
LUAN HYSNI BREGASI
SONILA LLAMBI QATO
GAZMEND LUFTAR PAJA
ROMINA ARGAR KUKO
REDI BASHKIM JUPI
ARTA KOSTANDIN DOLLANI
ALDRIN HAXHI DALIPI
DAJNA EDMOND SORENSEN
TONI JORGAQ GOGU
TEUTA KRISTAQ VODO
ALBERT PJETER NIKOLLA
ORNELA VILSON ÇUÇI
ARTUR REFIK SULA
FRIDA ASTRIT KRIFCA
ERIDIAN BAJRAM SALIANJI
ERMIRA IRAKLI GJECI
ETJEN VULLNET XHAFAJ
VJOLLCA SHUAIP BRAHO
BESFORT ADRIATIK LAMALLARI
AIDA FADIL LLAZANI
KOLI LEONIDHA BELE
GENTA PETRIT MEZINI
ERVIN BILBIL METE
DORINA NOVRUZ KUKA
PLARENT PJETËR NDRECA
JOLEZA JORGO KOKA
OLTION FATOS RRUMBULLAKU
KLODIANA ISLAM BESHKU
JULIAN BARI HODAJ
MAURA LAZER LINADI
AGIM DAUT KRAJA
BLERINA ILIR DORACAJ
HANTIN JEAN BONATI
GERTA SEFEDIN PËLLUMBI
PETRIT LEKË DESKAJ
BORA ATHIM PANAJOTI
REDI NAZIM SHTINO
ALBINA MYSTEHAK NANAJ
GLINXHET BESIM MADHI
LUIZA GAQO GRAZHDANI
ENIS FLAMUR HOXHA
IVA PETRIT BEHARAJ
GENC BERAM DUKA
ALKETA MUHARREM HILA
BAJRAM ALI SHERA
KATERINA NIKOLIN MARKU
EGERT AGIM VARGU
SARA DRITAN SHAMETI
NAIM LUTFI HALILI
XHENI NAMIK HATILLARI
ROY ILIR BASHAJ
GREJSI LULZIM BIXHI
TEDI SELAMI DERAJ
LIRI COL JANI
FATMIR ISMAIL HETI
OLSA YLLI ULQINAKU
ENI SADIK BISTRI
LAURETA KASTRIOT SINANAJ
RODOLF LLAMBI XHILLARI
KAMELA FERDINAT BANUSHI
RAMAZAN HALIT BUCI
GRESA FATMIR HOXHA
RASIM MEHMET HIDRI
ANXHELA ILIRJAN BAKIASI
ERALB MYZAFER MARA
VALBONA DITAR ZEKA
YLLI PERTEF ÇANO
RUILDA RRUZHDI LITA
AURAN SEFER XHANI
ARNISA BASHKIM LUSHAJ
KLEVIN FIQIRI LALA
A nuk do ishte dhe Prif.Ardian Civici nje kryeminister i perkryer ?
PërgjigjuO LALI ERI PO NUK JAN SHUM 75 KËSHILLTAR PËR TIRANËN. KËTA KËSHILLTAR DO MARIN PAGA TË KRIPURA NGA TAKSA PAGUESIT MË TË VARFËR TË EVROPËS . NUK MUND TË BËNI 20 KËSHILLTAR E 20 SHUM JAN PO HAJDE HAEN PO JO 75 O LALI ERI S'KA LEZET.MOS HANI SI ARIU PO SI MIU O LALI ERI.
PërgjigjuNGA SHITES FIQSH TANI DEL NE MEDJA DUKE I GENJYER TIRONCIT PER TI DHONE VOTEN ERION MJAFT GENJEVE DHE MASHTROVE PO BEHESH URE E KRIMINALITETIT TE RILINDJES TIRONCIT NUK E DUAN RAMEN SE PO RRIT NIVELIN E VARFERISE PO SHPERDORON PARET E POPULLIT PO E BEN JETEN ME TE VESHTIRE
Përgjigju