Gazetari dhe analisti Robert Rakipllari ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si po hetohet Erion Veliaj nga SPAK. Ai thekson nevojën për një qasje të barabartë në hetimet ndaj figurave politike.
Në emisionin ‘Top Story’, Rakipllari tha se Veliaj nuk është hetuar për korrupsion në Bashki, por është bërë një viktimë financiare, pasi i është bërë vetting pasurie. Ai theksoi se ky standard i një vettingu ndaj një politikani duhet të bëhet për të gjithë.
“Veliaj nuk është hetuar për korrupsion në Bashki. Është bërë një viktimë financiare. Standardi duhet të bëhet për të gjithë politikanët e rangut të tij. Rasti i Veliajt është sui generis, se është politikan në detyrë. Rasti i Veliajt është rasti i vettingut ndaj një politikani, të bëhet për të gjithë. Për Berishën është afera Partizani. Ai ishte kryeministër.
Çfarë firme ka pasur Veliaj? Veliajt i është bërë vetting financiar. Ok të bëhet, por të merren të gjithë politikanët e rangut të tij. E kam lexuar dosjen e plotë. Ky standard i një vettingu ndaj një politikani duhet të bëhet ndaj gjithë rangut të politikanëve të rangut të tij”, deklaroi Rakipllari.
Komente











