Veliera holandaze pëson defekt në Karaburun, shpëtohen dy persona në bord (FOTO)

Veliera holandaze pëson defekt në Karaburun, shpëtohen dy persona në bord (FOTO)

Veliera holandeze

Një velier me flamur holandez nisur nga Saranda me dy persona në bord ka pësuar avari në perëndim të gadishullit të Karaburunit në afërsi të zonës së Bristanit duke dhënë sinjalin SOS.

Me marrjen e sinjalit ka shkuar Roja Bregdetare dhe Policia Kufitare. Në orën 05:00 veliera 'AIOLOS' me anë të rimorkimit nga Roja Bregdetare mbërriti në portin e Sazanit për riparimin e defektit për të vazhduar destinacionin e radhës, ndërsa dy anëtarët në bord janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën