Velipojë, djali i të mbyturit:
Respekt kush ndihmoi tim atë

Velipojë, djali i të mbyturit:<br />Respekt kush ndihmoi tim atë
Përmes redaksisë Shqiptarja.com, djali i të ndjerit Adnan Halimi, 50 vjeç, nga Kosova, i cili humbi jetën përpara 4 ditësh në plazhin e Velipojës për shkak të dallgëve të larta, kërkon që të njihet me familjen e 56-vjeçarit nga Shkodra, Mysit Paçrami.

Ky i fundit humbi jetën tragjikisht në përpjekje për të ndihmuar kosovarin Adnan Halimi, por për shkak të kushteve të detit të trazuar humbën jetën që të dy.

“Kam dëshirë që ata persona që kanë nxjerr prindin tim nga uji të kem një miqësi të veçantë”, thuhet në fjalët e Fisnik Halimit, djalit të të ndjerit nga Kosova.

Gjithashtu, ai kërkon që të njihet edhe me 3 personat e tjerë, të cilët u futën në det të shpëtonin të dy shtetasit.

“Kam dëshirë të njoh edhe ata persona që janë munduar t’i ndihmojnë. Faleminderit dhe respekt në emër të familjes Halimi”, thuhet në citimin e tij. Në datë 27 gusht 2013, dy persona u mbytën në plazhin e Velipojës.

Shtetasi kosovar Adnan Halimi u mbyt sepse nuk dinte not, kurse shtetasi nga Shkodra Mysyt Paçrami shkoi ta ndihmonte, por për shkak të dallgëve 3 metra të larta humbi tragjikisht jetën. Dy shtetasve i erdhën në ndihmë 3 të rinj, të cilët rrezikuan seriozisht jetën.

Pushuesit e tjerë që ndodheshin në plazh, lajmëruar policinë dhe kjo e fundit policinë kufitare, e cila bëri të mundur nxjerrjen nga uji të personave.

(Valdi Gjini/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca