Një 68-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën, pasi është mbytur në det në Velipojë.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se i moshuari gjatë kohës që po lahej në det ka pësuar një arrest kardiak dhe për pasojë është mbytur.

Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Velipojë / Informacion paraprak-Rreth orës 15:15, në zonën e “Plazhit të Vogël”, Velipojë, shtetasi kosovar S. B., 68 vjeç, dyshohet se gjatë kohës që po lahej në det, ka pësuar një arrest kardiak dhe për pasojë, është mbytur.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.