Mjeti tip Leksus i përfshirë ne aksidentin tragjik të Shkodrës rezulton në emër të Sokol Mujaj, i cili është një person me precedent penal i dënuar për trafik armësh. Fillimisht policia në njoftimin zyrtar shkruante se Sokol Mujaj ishte drejtuesi i mjetit futoristradë, por sot një njoftim të dytë për mediat ndryshoj version duke bërë ne dije se Sokol Mujaj ishte pasagjer në mjetin e tij dhe drejtues ka qenë i plagosur tjetër Ndrek Gjergji. Nga një hulumtim rezulton se Sokol Mujaj është arrestuar në vitin 2004 për trafik raketash nga Mali i Zi drejt Shqipërisë dhe u dënua nga Gjykata e Krimeve të rënda me afro 8 vite burg.

Sipas të dhënave Sokol Mujajë së bashku me Ilmi Isufi, Armir Troshani dhe Mentor Canin, u arrestuan si pjesë e një organizate që po trafikonin 3 raketa tokë – ajër të tipit “STELA 2 M”, të cilat do të trafikoheshin më pas nga Tirana në një destinacion tjetër jashtë Shqipërisë. Nga i gjithë dënimi i Krimeve të Rënda, Mujaj kreu vetëm 6 vite burg, pasi në vitin 2010 ai u lirua pas amnistrisë së Presidentit Topi që i fali Sokol Nikoll Mujajt vitet e mbetura nga dënimi.


Sokol Mujaj

Sokol Mujaj

d.b/shqiptarja.com