Veliu pret zyrtarët amerikan: Luftë pa kompromis krimit të organizuar dhe terrorizmit

Veliu pret zyrtarët amerikan: Luftë pa kompromis krimit të organizuar dhe terrorizmit

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu priti në takim drejtorin e ri të INL-së (International Narcotics and Laë Enforcement Affairs - Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit) z. Benjamin Rockëell dhe drejtuesin i ri të Programit ICITAP  Ronald Hendren.

Gjatë takimit prezantues u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm me INL-në dhe ICITAP-in, si dhe u dakordësua për fushat ku mund të bashkëpunohet në të ardhmen.

Drejtor Veliu  theksoi se Policia e Shtetit është e vendosur  për të luftuar pa kompromis krimin e organizuar dhe terrorizmin, si dhe bashkëpunimi me homologët dhe me gjithë organizatat ligjzbatuese dhe misionet që asistojnë punën e Policisë është një ndër prioritetet kryesore të Policisë së Shtetit.

Drejtorët Rockwell dhe Hendren kanë vlerësuar punën dhe rezultatet e arritura nga Policia e Shtetit, sidomos vitet e fundit, në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizimit dhe  shprehën gatishmërinë për ta mbështetur Policinë e Shtetit me pajisje, trajnime, logjistike etj.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë