Vëllai i vogël i Jared Kushner, bashkëshortit të Ivanka Trump, është parë në protestën e organizuar dje në Washington, kundër presidencës së Donald Trump.

Ndërkohë New York Magazine, raporton se Joshua Kushner dhe e dashura e tij, modelja Karelie Kloss, kanë qenë të dy mbështetës së Hillary Clinton dhe kanë votuar për të.

Pjesmarrja e tij në protestën e të dielës ka suprizuar të pranishmit, pasi edhe vëllai i tij është pjesë e kabinetit të Trump, ku mban pozicionin e këshilltarit të lartë.

I pyetur nga protestuesit nëse ishte i lidhur në Jared Kushner, Joshua është përgjigjur po dhe ka shtuar se ndodhet në protestë thjeshte për të parë.

Nga ana tjetër, e dashura e tij, modelja 24-vjeçare, duke sikur nuk ka qenë dakord me zgjedhjen e Joshua për të qenë pjesë e protestës pasi është parë duke shëtitur në rrugët e Manhatan.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com