Vëllai i Hekuran Dedës, një nga katër viktimat e vrarë më 21 janar përpara kryeministrisë, ka rrëfyer takimin me të dërguarin e Berishës. Ai thotë se takimi është zhvilluar tre ditë pas vrasjeve. I dërguari, një person që e njihte vetë Hekuranin, ka kërkuar që ata të pranojnë Berishën për një kafe, në këmbim që të tregonin se kush ishte vrasësi. Vëllai i Hekuran Dedës, Sabiti, e ka bërë këtë rrëfim për emisionin “Xhungël” të gazetarit
Artan Hoxha. Sabiti thotë se personazhin që u erdhi në shtëpi e shoqëronin njerëz me maska. Ai mbërriti në orët e vona me një fuoristradë të zezë. Personi i dërguar nga kryeministri është me origjinë nga është familja Deda. Gjeni më poshtë rrëfimin e Sabit Dedës:
“Pas tre ditësh ka ardhë në 12 të natës, na tha e dinte kush e ka vrarë Hekuranin. E njihte vëllain tim. Na thanë pranojë Salinë të vijë nesër. Ne do ta gjejmë njeriun që e ka vrarë Hekurani. I thashë nuk dua ndihmë lekësh.
Mori një shok në telefon, më tha do vij me filanin të pijmë kafe.
Kur erdhën këtu, gjatë muhabetit më tha. Kemi ndenjë gati dy orë këtu. Ai kishte ardhur me urdhër, jo se është nga zona jonë, se nga zona do vinte ditën, jo natën. Ai erdhi natën që të mos shihte asnjë.
Tha unë kam ardhë që të pranoni Sali Berishën të pijë kafe këtu se unë do ju ndihmoj nga gjendja ekonomike, do u gjej vrasësin.
I thashë pse Berisha nuk vjen në varrim, më tha jo ka pasë frikë, ka përfaqësues të tjerë.
Ai më tha se ka një shumë parash. Më tha i kam në valixhe në makinë. Unë i thashë nuk du as lekë, asnjë gjë. Pasi doli në rrugë, më thirri. Kemi ndenjë një orë e gjysëm në rrugë. Pranojeni, pse nuk e pranoni, filloi me shajtë të tjerët. Personin ta gjejmë ne, më tha, kur të pranoni Sali Berishën në shtëpi. A e vret Sali Berisha, a e dënon Sali Berisha, ai e di atë punë. Nëse nuk e vret ai, e vras unë, më tha.
Më tha se sa kam dalë nga kafja, kam qenë kokë më kokë me Sali Berishën. Bile më pret në zyrë.
Më tha unë kam qenë në tarracë të kryeministrisë dhe e kam parë nga ka ardhë plumbi dhe kush e ka vra Hekuranin. Më tha vetëm pranojeni Sali Berishën.”
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.5%
-
Jo
20.1%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 3122
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja e Suel Çelës/ Flamur Vezaj nxjerr zbuluar Artan Hoxhën: Kurrë s’kam marrë favore, as s'kam pranuar ndërhyrje
28 Nëntor, 19:18
-
Goditja e organizatës kriminale të Suel Çelës, SPAK: Publikimi i dosjes dëmton procesin hetimor
28 Nëntor, 17:32
-
Akuzat e Bardhit në 2021: Suel Çela në shërbim të Berishës e Nokës, u mblodhi firma për Kuvendin e PD! Si përdori në të njëjtën periudhë Artan Hoxha foton e Ramës me Çapjan për ta sulmuar (VIDEO)
28 Nëntor, 17:00
-
Dosja/ ‘Ne i arrestojmë, ajo i liron!’, Artan Hoxha dyshohet se ‘shiti’ te Suel Çela policin që denoncoi për lirim trafikantësh gjyqtaren Pajtime Fetahu
28 Nëntor, 13:54
-
Spartak Koka: Reagim dhe distancim nga përmendja e emrit tim në bisedat mes Artan Hoxhës dhe Suel Çelës
28 Nëntor, 13:15
-
Mahmutaj për Report Tv: E padëgjuar më parë në gazetari! Suel Çela pagoi Artan Hoxhën për të manipuluar informacionet, i ka shtrirë tentakulat deri te gazetarët! Inskenuan kërcënimin! E rëndë
27 Nëntor, 19:20
-
SPAK goditi organizatën kriminale të Suel Çelës, lihen në fuqi 20 masat e sigurisë, ndryshon vetëm për avokaten e grupit! Ja emrat e 4 të kërkuarve (VENDIMI)
27 Nëntor, 13:48
-
DOSJA/ 'Këta budallej kërkonin për gëzhojë po snajperi s'lë', zbardhen përgjimet e Suel Celës me Artan Hoxhën! SPAK: Zv/shefi i policisë së Elbasanit i blen Benz, i informonte për hetimet e kontrollet
27 Nëntor, 10:07
-
Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno shkojnë në SPAK! Iu vendos masa 'detyrim paraqitje', pas dyshimeve për lidhje me bandën e Suel Çelës
27 Nëntor, 09:50
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
DOSJA/ Artan Hoxha me SKYECC, chat-i i kriminelëve! Me Suel Çelën inskenuan kërcënimin me mesazhe dhe foto! Përgatitën ‘skaletën’ e emisionit Opinion! Takimet e pagesat
26 Nëntor, 19:54
-
SPAK godet Organizatën kriminale të Suel Çelës në Elbasan! Trafikoi kokainë nga Amerika Latine në BE! Korruptoi shefin e krimeve e gjyqtaren! ''Gazetarët morën para për keqinformim''
26 Nëntor, 12:17