TIRANE - Denis Osmani është vetëm 25 vjeç, vëllai i Resmije Kranjës vdekur në Gërdec në vitin 2008, i biri i Kujtim Osmanit i vetëvrarë më 2009 dhe i Tushe Osmanit vetëvrarë dy ditë më parë. Ai është daja i Kristinës 5-vjeçare e mbetur jetime dhe është gjithashtu babai i një foshnje të vogël disa muajshe. I ndodhur në momente shoku dhe tejet të vështira ai me shumë respekt dhe thjeshtësi ka pranuar dje të flasë për Shqiptarja.com.
Për të folur mbi të gjitha për Kristinën, vogëlushen 5-vjeçare e cila duket se është kthyer në simbolin e “fëmijëve të Gërdecit” sepse ajo është një viktimë e shumëfishtë e kësaj ngjarje por edhe aspak e ndërgjegjshme në lidhje me kalvarin e vdekjeve, vetëvrasjeve dhe vuajtjeve të mëdha që kanë kaluar familjarët e saj.
Denis ngushëllime për humbjen e jetës së nënës tuaj. Në ç’rrethana e ndërmori këtë akt ekstrem Tushe Osmani?
Ngjarja, vetëhelmimi i nënës ka ndodhur në orët e para të së mërkurës. Ka qenë diku pas orës 2 të natës.
Ka qenë e vetme në shtëpi kur është vetëhelmuar?
Jo, në shtëpi nuk ka qenë e vetme, në shtëpi kam qenë dhe unë. Isha në gjumë dhe më vonë kam zbuluar gjithçka.
Askush nuk kuptoi apo dëgjoi gjë?
Ka qenë ora 2 e natës apo dhe më shumë se s’jam i sigurt, kur unë kam dëgjuar të kolliturat e nënës dhe zhurmë. Jam çuar dhe aty e kam kuptuar se ishte shumë rëndë. Me shpejtësi kemi marrë makinë dhe e kemi sjellë në spital në Tiranë, por disa minuta më vonë ajo ndërroi jetë dhe iku përgjithmonë.
Kohët e fundit kishte dhënë shenja lodhje apo pesimizmi më të madh?
Me thënë të drejtën ajo prej vitesh ishte shumë e mërzitur, ju e dini dhe vetë ato që ka kaluar familja jonë pas vdekjes së motrës time në Gërdec. Më pas erdhi dhe vdekja e babait tonë dhe normalisht që të gjitha këto shqetësime dhe pesimizëm kanë sjellë. Të gjitha këto do sillnin probleme për ç’dokënd besoj apo jo?
Sigurisht. Nëna juaj e ndjerë përpara disa vitesh kishte marrë dhe kujdestarinë e mbesës jetime, Kristinën 5 vjeçare e cila mbeti jetime pasi motra juaj humbi jetën në Gërdec. Jemi shumë të interesuar të fokusohemi te Kristina....si e përjetoi ajo këtë gjë?
Ende nuk i kemi treguar Kristinës që gjyshja e saj ka humbur jetën. Ajo nuk di gjë. Kristina po qëndron në zonën e Ali Demit në Tiranë te dajua im. Ne në këtë shtëpi pritëm vizitat pavarësisht se varrimi u bë në Vorë. Ajo pyeste gjithnjë e habitur sepse i bënin përshtypje shumë njerëz që hynin e dilnin nga shtëpia. Kristina nuk di gjë ende dhe e kemi vërtetë të vështirë t’ia themi se ishte shumë e lidhur me nënë time.
Mbetet një problem serioz kujdestaria mbi vogëlushen tashmë apo jo?
Nuk ka për të qenë fare problem. Ja do jem unë do luftoj dhe do punoj unë për mbesën time. Ndoshta dhe me ndihmën e dajove të mi, se që të jem i sinqertë dajot e mi dhe në veçanti Myrtezai na janë bërë nënë e babë kur na kanë rënë këto halle dhe probleme. Për Kristinën do luftoj vetë unë, kjo nuk ka diskutim.
Ju jeni në marrëdhënie pune?
Po unë punoj prej vitesh, aktualisht merrem me lyerje dhe punoj në një kompani private.
Kristina aktualisht është vetëm nën kujdestarinë tuaj apo edhe në vëmendjen e të atit të saj?
Që prej ngjarjes së Gërdecit dhe nja një muaj pas saj kur vdiq në spital ime motër me Kristinën jemi marrë vetëm ne. Kristina na ka vetëm ne. Nuk e di sa vite mund të ketë pa e parë fare të atin sepse mesa duket ai nuk do ta shikojë.
Ah, po thua që nuk është fare në vëmendjen e të atit?
Tërësisht nën kujdestarinë tonë.
Kur është hera e fundit që e ka takuar i ati i vetë Kristinën?
Se mbaj mend me saktësi, por përpara disa muajsh i kam thënë eja shikoje dhe takoje vajzën. Më tha dakord do vi, kemi lënë dhe një takim dhe nuk më doli fare në takim.
Pas shpërthimit në Gërdec ose më saktë që nga Prilli i vitit 2008 kur motra ime ndërroi jetë ai ka hequr dorë nga çdo përgjegjësi. Ka ardhur për herë të fundit për ngushëllim në familje me njerëzit e tij për ngushëllim dhe më nuk është dukur. Nëna ime kur motra ishte e shtruar në spital në Itali na ka treguar se motra në momentet e fundit i ka lënë amanet Kristinën dhe i ka kërkuar që ta rriste vetë ajo pra nëna ime.
Kuptoj, nëna juaj gjatë këtyre viteve ka qenë në marrëdhënie pune?
Kryesisht ka punuar nëpër vende të ndryshme. Ka bërë punë të ndryshme.
Është folur se punonte dhe si pastruese në shtëpinë e një aktivisteje të njohur për të drejtat e njeriut......
Po e dëgjova dhe këtë. Është e vërtetë, por ka shumë vite mbi 10 vite që ka punuar në një institucion si pastruese ku në atë institucion kishte zyrat edhe personi që ju referoni. Madje pas fatkeqësive i njëjti person është përpjekur t’i gjejë edhe punë të tjera dhe ta ndihmojë, kjo është e vërteta.
A është e vërtetë se pak ditë përpara vetëvrasjes në shtëpinë tuaj në Vorë ju kanë ndërprerë energjinë elektrike?
Po është e vërtetë. E kanë ndërprerë dhe kam shkuar personalisht dhe kam folur me punonjësit e elektrikut pasi kishim një detyrim prej 25 mijë lekësh dhe u thashë që do paguaja si fillim vetëm 5 mijë lekë dhe pas vitit të ri do nisja pagesën e të tjerave.
Keni ndonjë mesazh për shtetin, ndonjë kërkesë?
Cfarë kërkese?
Kërkesë ndoshta për mbesën tuaj jetime?
Nuk dua të më shkojnë lutjet dëm sepse e di që edhe sikur të bëj ndonjë kërkesë nuk do më dëgjojë njeri. Mbesës time do i dalë unë për zot. Për Kristinën do mendoj unë dhe dajot e mi, madje duhet ta dini se pasi vdiq Resmija, motra ime, daja im Myrtezai i ka thënë nënës që Kristinën do ta rris unë si vajzën time. Pra Kristina nuk është e vetme në këtë botë.
Merr ndihmë sociale nga shteti Kristina aktualisht?
Po merr vetëm 5 mijë lekë në muaj. Vetëm kaq.
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com (print), datë 7 dhjetor 2012
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com