Vëllai i Xhafajt/ Debati për ligjin e ekstradimit, PD dhe LSI i përgjigjen BE-së

Vëllai i Xhafajt/ Debati për ligjin e ekstradimit, PD dhe LSI i përgjigjen BE-së

Petrit Vasili

TIRANE-Partia Demokratike dhe LSI kanë reaguar pas deklaratës nga BE se neni i ekstradimit që opozita akuzon Xhafajn se e ndryshoi për të mbrojtur vëllanë është sipas standardeve europiane.  

BE ne Tirane dhe Euralius genjejne per nenin 491,me mire te heshtin. BE ne Tirane dhe Euralius vazhdojne per fat te keq te shperdorojne autoritetin e Europes lidhur me drejtesine. Per te gjithe opinionin publik duhet te jete e qarte se Euralius genjen kur thote ka pasur disa variante per nenin 491. Ka pasur vetem nje variant te pergaditur nga grupi i eksperteve te nivelit te larte dhe te paraqitur ne Kuvendin e Shqiperise me firmen e nje deputeteje.

Komisioni i ligjeve ne shkelje flagrante e ka ndryshuar nenin 491 te ardhur ne kuvend dhe ky ndryshim nuk gjendet asgjekundi ne procesverbalin komisionit te ligjeve,qe dokumenton ndryshimet qe i behen projektligjit te propozuar dhe qe me pas i paraqiten seances plenare per votim.Ky eshte manipulim sa nje mal.

Vetem BE ne Tirane dhe Euralius cuditerisht nuk e shohin dhe paskan marre detyren te bejne alibine e ketij skandali. Per llogari te kujt e bejne? A e ndihmojne Shqiperine duke bere alibine e manipulimit dhe shkeljes se ligjit?  Kush ja mbyll syte per te pare pazarin e ligjeve me porosi? BE ne Tirane dhe Euralius shenuan rekorde te erreta,negative dhe te dyshimta,kur bene avokatine dhe alibine procesit thellesisht te inkriminuar te zgjedhjes se prokurorit te pergjithshem me 69 vota. Kur BE ne Tirane dhe Euralius e kane te "pamundur" te mbrojne parimet bejne mire te heshtin.Europa qe shqiptaret njohin nuk eshte kjo e ketyre.

Petrit Vasili

Reagimi i Bylykbashit

1- Koha kur mosekstradimi ishte streha ‎e krimineleve

Para vitit 2008, Shqiperia nuk ekstradonte shtetas te saj ne Itali sepse nuk kishte marveshje dypaleshe. Ne vitin 2008 u miratua kjo marreveshje. Nuk kishte me pengese per te ekstraduar kriminelet.‎ Ne qeveri ishte PD qe bente cmos per integrimin europian, NATO-n dhe liberalizim vizash.

2- Fundi i ‎imunitetit dhe strehes se krimineleve

Deri ne vitin 2013, kur PD doli ne opozite, germa “f” e nenit 491 te Kodit te Procedures Penale ndalonte ekstradimin nese nuk kishte marreveshje ekstradimi. Por meqe me Italine ‎tashme kishim marreveshje, ky nen nuk do ta pengonte ekstradimin e vellait te Fatmir Xhafajt qe ishte denuar ne 2012 sapo te kerkohej nga Italia.‎ Asokoke, Xhafaj thoshte publikisht per te vellain: “ishte nje adoleshent (vetem 27 vjecar!!) qe u gjet ne vendin e gabuar ne kohen e gabuar”. A thua se kishte bere aksident rrugor dhe nuk kishte qene kapo i nje rrjeti kokaine ne Bolonja.

3 – Kur Xhafaj nuk kontrollonte ende LSI‎ dhe i vellai rrezikonte ekstradimin

Ne vitin 2014, ekspertet e Ministrise se Drejtesise qe ne ate kohe drejtohej nga LSI (dhe xhafaj nuk kishte akses), perfunduan draftin e ndryshimeve ne Kodin e Procedures Penale, por neni 491 nuk prekej serish, pra konsideroj ne rregull e ne perputhje me Konventen ashtu sic ishte.‎ Ne ato kushte Agron Xhafaj rrezikonte ekstradimin. ‎Ne ate kohe nuk ishte ngritur ende Komisioni i Reformes ne Drejtesi ku Fatmir Xhafaj e shpalli veten zot te tij e ku kishte dy vota nderkohe qe anetaret kishin vetem nje vote.‎ Ky eshte link i projektligjit te viti 2014 qe nuk u soll kurre ne Kuvend, qe gjendet sot e kesaj dite ne faqen e Ministrise se Drejtesise e qe pas ketij postimi mund te fshihet me urgjence nga Ministrja Gjoni:

http://www.drejtesia.gov.al/al/prioritete/kodi-i-procedures-penale-i-ndryshuar

4 – Xhafaj merr kontrollin e Reformes

‎Ne vitin 2015 u ngrit Komisioni i Reformes ne Drejtesi, me kryetar te plotfuqishem Fatmir Xhafajn i cili beri cmos dhe nxori nga loja dhe nga Reforma Ministrine e Drejtesise qe nuk kontrollohej prej tij. Kete fakt e dine te gjithe, majtas e djathtas. Por grupi i punes ne varesine totale te Xhafajt i cili hartoi dokumentin e nevojave per te nderhyre ne fushen e drejtesise penale, serish nuk e pa te nevojshem ndryshimin e nenit 491, qofte edhe per ta pershtatur me Konventen Europiane te Ekstradimeve. Askush nuk kishte pretenduar se neni 491 ishte ne kundershtim me Konventen. Prova per kete jane dokumentat parlamentare te shperndare per Komisonin e Reformes ne Drejtesi ne ate kohe.

5 – Xhafajt i vjen “fati i mire” ne dore, por ia le ne dore Hysit

Me 22 korrik 2016 miratohet me konsensus reforma kushtetuese. Ne dhjetor 2016, pasi opozita u largua nga Komisioni i Reformes ne Drejtesi si pasoje e shkeljes se marveshjes per Kushtetuten, Fatmirit i erdhi zogu ne dore perfundimisht. Detyra i jepet deputetes se PS Vasilika Hysi qe paraqet projektligjin e ndryshimeve ne Kodin e Procedures ne komisionin e Fatmirit. Ne kete projektligj, per here te pare kerkohej qe ne nenin 491, germa “f” te ndryshohej duke mos kerkuar me per ekstradimin marrveshjen nderkombetare sic ishte ne ligjin ne fuqi, por “marrveshjen” me kriminelin e denuar. Propozimi ne dukje naiv (por aspak i tille) i Vasilika Hysit kerkonte qe per te bere ekstradimin duhej te merrej pelqimi i te denuarit. Pra konkretisht, qe te ekstradohej Agron Xhafaj, duhej qe ai vete te jepte pelqimin, perndryshe refuzohej ekstradimi (ja nje skenar i mundshem – Shteti: te lutem a je dakord te ekstradohesh? Ai: Ik ore mbushu! Shteti: Oh, me falni zoti i denuar/biznesmen). Absurde dhe tragjikomike!

6 – Xhafaj pervesh menget vete‎, i zoti e nxjerr gomarin nga balta‎

Ne janar 2017, me propozim te Fatmir Xhafajt u mbyll Komisioni i Reformes ne Drejtesi. E gjithe pjesa e mbetur e Reformes, perfshire Kodin e Procedures Penale kaloi te Komisioni i Ligjeve ku Fatmiri ishte vete zot e vete shkop.‎

7 – Beje mire, beje vete

Ne shkurt 2017 therret nje seance konsultimi publik per Kodin. Versioni i paraqitur ishte ai me nenin 491 sipas Vasilka Hysit. Asgje nuk ndryshon‎, dhe neni 491 mbetet sic ishte propozuar ne dhjetor 2016.
‎Ne Mars 2017, projektligji i Kodit te Procedures Penale shkon ne Komisionin e Ligjeve te Fatmirit‎, njesoj sic e kishte propozuar Vasilika ne dhjetor 2016, bashke me nenin “te lutem Agron a na e jep pelqimin per ekstradim?” Debatet e dokumentuara ne procesverbalin zyrtar, tregojne qe nuk ka asnje propozim alternativ dhe ne vote hidhet versioni i propozuar nga znj. Hysi. Ky propozim miratohet. Pas miratimit ai nuk mund te ndryshoje pervecse me amendament ne seance.

8 – Uliksi i grekeve u kaloi kalin poshte porte grekeve, Uliksi i ligjeve ‎te rreshket draftin poshte tavoline, Ulsi rri e shikon

Drafti i Kodit shkon per votim ne seance plenare me firmen e Fatmir Xhafajt. Por neni 491 nuk eshte me ai i znj. Hysi i miratuar nga Komisioni, por nje nen ku ne vend te pelqimit te kriminelit sic propozonte deputetja Hysi, tashme kerkohet qe shteti qe kerkon ekstradimin te garantoje qe i denuari ne mungese do te rigjykohet.

9 – Xhafaj turperon me ligj sistemet gjyqesore te Italise, SHBA dhe Mbreterise se Bashkuar qe kane marveshje ekstradimi me Shqiperine

Amendamenti Xhafaj konsideron apriori se shtetet perendimore shkelin te drejtat e te denuarve. Pra ne rastin Xhafaj, edhe pasi Gjykata e Kasacionit, gjykata supreme italiane, pas tre shkallesh gjykimi dhe pasi ka ekzaminuar cdo prove dhe kerkese te avokateve te Agronit, u dashka te zotohet qe do te beje nul gjithe ate gjykim dhe do ta rigjykoje Agronin. Meqe kjo eshte poshteruese per Italine dhe cdo shtet tjeter normal, sigurisht eshte e sigurt qe nje garanci e tille nuk do te vinte kurre per Agronin. Dhe ja pra se si me ligjin e bere nga Fatmiri, ekstradimi i tij nuk do te behej kurre. Njesoj do te ndodhte nese ekstradimin do ta kerkonte SHBA apo Mbreteria e Bashkuar.‎

10 – Usta jo shaka!

Qe te ekstradohet krimineli i denuar ne mungese duhet te marre garanci se do rigjykohet, perndryshe s’ka ekstradim! E zgjuar apo jo? Madje duket me bukur, me elegante dhe me “ligjore” se ajo ideja e Vasilikes per dhenie pelqimi nga krimineli i denuar.‎ E shet edhe si ne perputhje me Konventen Europiane te Ekstradimeve. Por ka nje diference te vogel: Konventa kerkon qe garancia e rigjykimit te shihet rast pas rasti kur nuk jane siguruar te drejtat minimale te te denuarve ne mungese, ndersa neni i Xhafajt eshte rregull automatik qe pengon ekstradimin e cdo te denuari ne mungese nese nuk garantohet rigjykim. Kjo nxjerr nga loja marreveshjet e ekstradimit me Italine, ShBA dhe Mbreterine e Bashkuar.

Dhe ja ku jemi sot. Agron Xhafaj i denuar/i paekstraduar/i lire/ biznesmen, Fatmir Xhafaj ende Minister i Brendshem qe e mbron vellain sic i ka hije vellait, kuksianet qe arrestohen nga policet e Fatmirit ne mes te nates dhe Rama qe krenohet me ministrat e tij te brendshem qe vetem lloji i droges i diferencon: marihuane apo kokaine.‎ Mjere shqiptaret!

Oerd Bylykbashi

Në shpjegimin dhënë “Zërit të Amerikës”, Delegacioni i BE-së tha sot se “Neni 491 (f) i miratuar i Kodit, garanton se personi i cili është gjykuar dhe dënuar në mungesë ka mundësinë që të ketë një rishqyrtim të çështjes në prani të tij/saj përpara Gjykatës. Kjo masë është në përputhje me Standartet europiane të përcaktuara nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, Konventa Europiane për Ekstradimin dhe Vendimi kuadër i BE-së për Urdhër-arrestin europian'.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drejtesia: 16/05/2018 12:51

    Ja dhe verdikti i motres së madhe që ikën me lokomotiv pa pasur shina fare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një mrekulli Krishtlindjesh! Mendonte se ishte fëmijë i vetëm, 75-vjeçari takohet për herë të parë me vëllezërit dhe motrën

Një mrekulli Krishtlindjesh! Mendonte se ishte fëmijë i vetëm, 75-vjeçari takohet për herë të parë me vëllezërit dhe motrën