'Vëllai ynë është me Krishtin, do ta takojmë një ditë'...Kërkesa prekëse e motrave të punëtorit që vdiq nga skela

'Vëllai ynë është me Krishtin, do ta takojmë një ditë'...Kërkesa prekëse e motrave të punëtorit që vdiq nga skela

Ergys Brahimaj

TIRANE - Ergys Brahimaj është 31-vjeçari që humbi jetën pas shembjes së skelës në pallatin ku ai po punonte në Tiranë. Familja e tij ndjen një dhimbje të papërshkrueshme, çka shfaqet edhe në një postim të dy motrave të Ergysit, Gysi, siç ato i thërrisnin. Ergys Brahimaj, kishte marrë letrat amerikane dhe shumë shpejt, së bashku me motrën e cila punonte doktoreshë, do t'iu bashkoheshin prindërve që jetonin në "tokën e premtuar". Nuk kishte nevojë për para, siç shprehen të afërmit e tij, por punonte sepse nuk donte që të "varej ekonomikisht" nga prindërit.

Sot, motrat e tij kanë bërë një postim në rrjetet sociale, ku teksa falenderojnë këdo që iu është gjendur pranë në këto momente tepër të vështira për familjen e tyre, kanë kërkuar nga gjithë ata që e njihnin Ergysin të ndajnë me to foto, video ose kujtime të cilat familjarët nuk i dinë.

"Të dashur miq, kushërinj, shokë. Ne motrat e Gysit duam t'ju falenderojmë për të gjitha mendimet, lutjet dhe ngushëllimet. Vëllai ynë nuk është më mes nesh por ai është me Krishtin dhe ne do ta takojmë një ditë, por deri sa ajo ditë të vijë e vetmja gjë që na kanë ngelur janë kujtimet e tij. Ju lutemi nëqoftëse keni foto, video ose kujtime që ne nuk i dimë ndajini ato me ne. Zoti ju bekoftë të gjithëve! Ela & Lona”, shkruajnë motrat.

Tre ditë më parë, Ergys Brahimaj dhe Orjan Kodra, 36  vjeç, u zunë poshtë nga skela që u shemb nga lartësia e pallatit 13 katësh, për shkak të mungesës së kushteve teknike dhe sigurisë në vendin e punës.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lavdi Jezu KRISHTIT!: 20/08/2019 16:15

    Te vetmen gje me vlere qe keni thene e menduar eshte "Vellai im eshte me KRISHTIN", te tjerat jane pune dykembeshash te mjere. Ngushellime te Sinqerta Familjes dhe te jeni te sigurta qe i ndjeri ka shkuar ne Parajse. Lutuni per Te.

    Përgjigju
  • Erik: 20/08/2019 08:38

    Ngushellime familjes, qofte i paharruar.

    Përgjigju
  • sapa: 19/08/2019 19:02

    Lereni more krishtin ne pune te vet se po te kishte nuk do ja merrte jeten?fajtoret jane ne karriket e pushtetit!

    Përgjigju
  • vera: 19/08/2019 17:16

    S'duhej ta kishit lene vellain te punonte ne ate pune te rrezikshme,,,dhe mbi te gjitha me pronar malok,,,e dime si jane maloket,,..

    Përgjigju
    • Toni: 20/08/2019 09:58

      Vera, dukesh se je komplet injorante. Ne nuk mund të paragjykojmë asnjë për këtë aksident, prandaj quhet aksident. Punonjësit e firmës Syla janë më të specializuarit për ndëtimin e skelave. Këtu ka gabim njerëzor, diçka nuk ka funksionuar, gjë që i kushtoi jetën 2 punonjësve të ndershëm. Ngushëllimet e mia familjarëve të viktimave.

    • Maloku: 19/08/2019 18:53

      E moj Vere!Ty te hipte Gomari ne dimer te hipte

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot