Vëllezër hipokritë, ç'do të bëhet me 21 janarin?

Vëllezër hipokritë, ç'do të bëhet me 21 janarin?

Foto nga 21 janari 2011

Ka numra të mallkuar, numra fatprerë, numra ters.. Njëri sish ësht numri 13… Në shumë ngrehina dhe hotele kati i trembëdhjetë nuk ekziston. Ai është aty, përmbi të dymbëdhjetin, por quhet i katërmbëdhjetë. Kjo gjë vihet re në shumë vende të botës.

Në Shqipëri është një datë e zezë, një datë turpi, një datë hipokrizie… Është një datë që nuk duhet të zihet në gojë. Ajo ose duhet ngjyer e zezë nëpër kalendarë, ose duhet fshirë.

Kjo datë është data e sotme, 21 janari. Shqiptarët pas njëzetës duhet të kalojnë më njëzetedy janar. Ngaqë në atë ditën në mes, katër vetë janë vrarë me duar në xhepa. Atë ditë një urdhër, ca ushtarë të armatosur, ca pushtetare, kanë vrarë katër njerëz që mbanin duart paqësisht në xhepa.

21 janari shqiptar duhet të mbetet i urryer në jetë të jetëve!.Është i nënti 21 janar radhazi, që unë shkruaj për këtë ditë të zezë dhe nënvizoj, se asnjëri prej atyre të vrarëve nuk është farefisi im, por sejcili prej tyre më dhemb si të ishin vëllezërit e mij. E nuk do të më dhembnin po të qe se dikush nuk do të kish urdhëruar pushkatarët, që ata të katër, të rronin jo më tej se 21 janar 2011.

Në këtë vend janë vrarë me mijëra e mijëra të pafajshëm, janë, zhdukur, mbytur e varur padrejtësisht, mijëra e mijëra njerëz të urtë, gojë-ëmbël dhe që nuk patën shtypur një mizë. Diktaturave dhe regjimeve gjakatare ua kemi vënë përsipër ato mëkate.

Por të rënët e 21 janarit janë vrarë në një qiell që u duk i kthjelltë, në një kohë të deklaruar si demokraci, në një shtet me ligje. Ata i vrau dhe po i mban të vrarë e të nëpërkëmbur një shoqëri njerëzore, më hipokritja e tëra kohëve dhe e tërë shekujve.

Asnjë nuk është dënuar për atë urdhër, për ata plumba, për ato dredhime, për ato premtime. Asnjë prijës i këtij vendi nuk ka kërkuar gjyq, asnjë gjykatës nuk është marrë me atë gjykim e në gjithë këta vjet, pēr atë faj madhor.

Sot e kaqë vjet 21 janarin e presim, si të tëra ditët e motit, por nuk duhet të jetë kështu. Atë ditë ne duhet ta kalonim me sy përdhé.

Turp, turp, turp! Turp e mallkim në jetë të jetëve!Politikanë, qeveritarë e vëllezër hipokritë, qofshim të mallkuar në jetë të jetëve!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • emigranti: 21/01/2023 13:32

    Bashkohem me indinjaten e zotit Pullumb Kulla Turp,i cili i ben nder ketij vendi dhe vetes se tij me nderhyrjet publike qe ben here pas here. Eshte turp e faqe e zeze per prokurorine shqiptare,per gjykatat tona hipokrite qe e mbyllen ate gjyq sikur te behej fjale per vrasjen e ndonje zogu;turp sidomos per politiken shqiptare e ne vecanti per politikanet e te ashtuquajtures "parti Demo-n-kratike" ,qe vetem me demokracine nuk ka asnje lidhje e te opozites se sotme servile ndaj banditit Vicidolas,qe qan e ankohet dhe me demek cuditet se pse e kane shpallur amerikanet kete perbindesh gjakpires "Non Grata" kur krimet e ketij mostruozi fillojne nga 2 Prilli 1991 me vrasjen e organizuar prej tij dhe UDB-se te Arben Brocit e vijon me grabitjen spektakolare te kursimeve te shqiptareve me firmat piramidale e vijon me luften civile veri-jug ne 1997,me grushtin e shtetit te 1998,me Gerdecin-26 e me plot e plot te tjera,pa harruar ketu dhe grabitjen e papare te floririt te shtetit ne Krrabe,bashke me spiunin Meta-j e te tjera si keto.Dhe servilet e partise se tij e te partive vasale te tij "ankohen" se perse e paskan shpllur Non Grata,kur ky i mallkuar duhej te mos e kishte pare driten e diellit asnje dite keto 30 vjete dhe jo te perdore parate e grabitura ketij populli e ketij vendi per te mbajtur nen hyqmin e tij nje vend te tere,nje popull te tere.Kjo eshte Cudia e vertete shqiptare.Dhe supozohet se jane krijuar organe te reja te drejteise ne kete vend,se kemi nje organ qe quhet SPAK dhe ky Naziskin i dekadave te fundit guxon e tallet me SPAKUN,duke organizuar sulm te armatosur nen hunden e tij dhe SPAKU as nuk guxon ta therrase,pa le me ti vere byzylyket.Dhe ky Narcist kriminel ,duke e ditur kete dhe friken qe ka perhapur ndaj tij del e i fyen,i shan e i perbuz ne TV sa here qe i jepet mundesia.Dhe prokuroret e SPAKUT fshihen si minjte e nuk guxojne ti permendin as emrin apo krime te tij si psh grabitjen e floririt te shtetit e quajne te parashkruar,sic beri prokurorja Mamjolla Kajani,me urdhet e keshille te tij apo te zevendesit te tij,Spiunit ,kriminel e super te korruptuar Metaj! Eshte per te vene duart ne koke se cfare tentakulash ka krijuar ky vampir dhe cfare prokuroresh kemi ne,me apo pa veting! Po si nuk doli nje prokuror apo gjykates me pntallona qe ti tregoje vendin ketij banditi te lindur?Deri kur do shohim qe miliardat e grabitra nga ky vend e ky popull nga Berisha e Met-j te financojne krimin,korrupsionin e destabilizimin e jetes politike e shoqerore te ketij vendi? Gjej rastin qe te falenderoj gjyqtaren FLOJERA DAVIDHI, e cila nuk e pranoi parashkrimin e krimit te kryer per grabitjen e thesarit te shtetit ne Krrabe dhe qe kerkon hetimin e ketij krimi,si burim i pasurimit te paligjshem te spiunit Ilir Meta-j...etj!Kjo zonje,kjo gjyqtare u vuri syzet Arben Krajes e Co dhe per mendimin tim tregon se ka dhe njerez te ndershem ne sistemin e drejtesise dhe nuk, jane te gjithe te tipit Kraja,Zhukri ,Kajana etj etj.

    Përgjigju
  • xhemal: 21/01/2023 12:23

    Mallkuar qofshin te gjithe zuzaret me hipokrizine e indiferentizmin ogurzi qe mbaj e per te vraret..te gjithe Jane perghegjes te djeshmit e pushtetit e ketà qullacet e sotem..21janari i 2011 eshte nje gur prove se si do shkoje shqiperia..shpresa vdes e fundit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja