Prej vitit 92’ kur me akademikun Kristo Frashëri mes trazirave tentonin të bënin histori në Pallatin e Kulturës, Paskal Milo është thelluar në ngjarje e fakte. Mes enigmash e të pathënash, historiani sjell pas 8 vitesh vëllimin e dytë “Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore”. Debati provokohet, dhe një nga temat është ajo e konfliktit mes Ballit, të cilat i sqaron me të dhëna arkivore: 3 letra të Enver Hoxhës, ku diktatori kërkon krahas rezistencës kundër pushtuesve ka dhe një mesazh tjetër për Komitetet Qendrore të Partive.

“Thirrja e dytë që u bëhet komunistëve është që të drejtonin luftën për asgjësimin e Ballit Kombëtar. Pikërisht këtu qëndron përgjegjësia e Enverit, sepse nxiti konfliktin, para se Balli ti jepte arsye themelore”, shprehet Milo.

Dritëhijet në përpjekjet e pushtueseve gjermanë për të bërë për vete popullin shqiptarë, sqarohen në temën, Hitleri dhe “pavarësia” shqiptare.

“U përpoq ti bënte shqiptarët për vete, siç arriti të bënte disa prej tyre. Shpalosej organizimi në mënyrë të tillë që të dukej sikur Shqipëria ishte e pavarur, por në fakt nuk ishte asnjë ditë e tillë”

Ky botim i Akademisë së Shkencave, përmban dokumente nga arkiva të huaja dhe vendase.