Vëllimi i dytë për shqiptarët në Luftën II, hapet debati për ballin dhe komunistët, Milo rrëfen letrën e diktatorit: Ja kush ishte përgjegjësi

Prej vitit 92’ kur me akademikun Kristo Frashëri mes trazirave tentonin të bënin histori në Pallatin e Kulturës, Paskal Milo është thelluar në ngjarje e fakte. Mes enigmash e të pathënash, historiani sjell pas 8 vitesh vëllimin e dytë “Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore”. Debati provokohet, dhe një nga temat është ajo e konfliktit mes Ballit, të cilat i sqaron me të dhëna arkivore: 3 letra të Enver Hoxhës, ku diktatori kërkon krahas rezistencës kundër pushtuesve ka dhe një mesazh tjetër për Komitetet Qendrore të Partive.

“Thirrja e dytë që u bëhet komunistëve është që të drejtonin luftën për asgjësimin e Ballit Kombëtar. Pikërisht këtu qëndron përgjegjësia e Enverit, sepse nxiti konfliktin, para se Balli ti jepte arsye themelore”, shprehet Milo.

Dritëhijet në përpjekjet e pushtueseve gjermanë për të bërë për vete popullin shqiptarë, sqarohen në temën, Hitleri dhe “pavarësia” shqiptare.

“U përpoq ti bënte shqiptarët për vete, siç arriti të bënte disa prej tyre. Shpalosej organizimi në mënyrë të tillë që të dukej sikur Shqipëria ishte e pavarur, por në fakt nuk ishte asnjë ditë e tillë”

Ky botim i Akademisë së Shkencave, përmban dokumente nga arkiva të huaja dhe vendase.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 20/02/2022 02:39

    Balli doli per bashkimin e trojeve,megjithese kjo ishte e pamundur.Koha tregoi se ishin fuqite perendimore ato qe lejuan shkeputjen e pavaresine e Kosoves,por jo bashkimin me Shqiperine.Besoj se ju kujtohet shpallja e pavaresise nga Kosova gjate viteve 90' dhe njohja e saj vetem nga Shqiperia.Keto dy akte ne dy periudha te ndryshme,treguan se asgje nuk behej pa O.K. e perendimoreve dhe pa fituar respektin per kauzen para syve te tyre.Jugosllavet iu imponuan E.H. ne lidhje me Ballin pasi ky i fundit doli me idene utopike te ribashkimit te trojeve,dhe Balli pagoi nje cmim te shtrenjte per kete,megjithate, asgje ne bote nuk e justifikon e cfaqeson bashkepunimin e Ballit me nazistet.Ata vertet mund te perndiqeshin nga komunistet,por mund te kishin ruajtur respektin per vete ne syte e shqiptareve,botes dhe historise,duke luftuar si force e pavarur deri ne fund,por nuk e bene.Rivaliteti dhe problemet qe paten me komunistet dhe jugosllavet,bene qe drejtuesit driteshkurter te Ballit te hidheshin ne krah te nazisteve.Kjo gje as nuk shlyhet,as retushohet,as zbukurohet dot.Ky eshte nje fakt i hidhur historik.

    Përgjigju
  • studenti i paskalit ballist...: 20/02/2022 01:41

    BRAVO PASKAL,,,JE NJE HISTORIAN I SUPER-PREGATITUR--I NDERUAR DHE KURAJOZ,,,ASNJE VEC TEJE NUK JA KA MBAJTUR TE THOTE QE ENVER HOXHA URDHEROI GODITJEN PER TE ASGJESUAR RIVALET E BALLIT KOMBETAR,,,KESAJ ORGANIZATE PATRIOTIKE DHE PERPARIMTARE,,,MOS HARRONI DJALI I ABDYL FRASHERIT MITATI ISHTE KRYETAR I BALLIT..//////MASAKRA E LUSHNJES E BERE NGA MEHMET SHEHU KU U SHARRUAN ME MITRALOZ 64 BALLISTE QE NUK PRANUAN TE BASHKOHESHIN ME FRONTIN NE 1943,EMRAT I KINI NE LUSHNJE NE LAPIDAR,,,,ISHTE NISJA E PERPLASJES .....DHE GABIMET E PKSH VAZHDOJNE ME VRASJET PAS 1944,,,E DERI NE 1990....SOT E KESAJ DITE NUK DIHEN VARRET E 5000-6000 VETAVE TE VRARE NGA ENVER HOXHA...PO TE KISHIM BALLIN ose PARTI TE TJERA JO-KOMUNISTE SI FORCA UDHEHEQESE PAS 1944,,,,SOT SHQIPERIA DO ISHTE ME MIRE SE GREQIA NE EKONOMI,,,,E GJITHKUSH DO ISHTE NE PRONA TE VETA,,,,.....FATI YNE I POSHTER...

    Përgjigju
  • Adi: 19/02/2022 07:49

    Historia nuk shkruhet nga politikanët, por nga historianët!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë