SOLIDARIZIM mbarëbotërorë për Shqipërinë e traumatizuar nga tërmeti, Pacolli dhuron 1 milion euro, ndihmë edhe nga Vatikani (VIDEO)

Tërmeti shkatërrues që goditi Shqipërinë ka marrë vëmendjen dhe solidarizimin absolut të rajonit, Bashkimit Europian dhe SHBA.

Nga shumë vende të botës nuk ka munguar solidariteti njerëzorë dhe ndihmat e ekipeve të specializuar në emergjencat civile.

Ndihma në njerëz dhe mjete kanë dërguar SHBA, BE, Italia, Rumania, Turqia, Franca, Zvicra, Mali i Zi, Serbia, Kroacia, Maqedonia, Izraeli e shumë vende të tjera.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:43
Emiratet e Bashkuara Arabe valëvisin flaumrin kuq e zi në shenjë solidariteti

1574970356_abu.png

Shumë vende janë solidarizuar me Shqipërinë, në këtë situatë të vështirë që po kalon pas tërmetit që tronditi vendin mëngjesin e 26 nëntorit.

Vende si Rumania, Italia, Greqia, Franca apo Amerika kanë dërguar forca speciale për të ndihmuar banorët e prekur nga kjo tragjedi.

Por Emiratet e Bashkuara Arabe vendosën të solidarizohen me ngritjen e flamurit tonë kombëtar.

Ata vendosën të ngrenë falmurin kuq e zi në mes të Abu Dhabi-t.

Foto nga Abu Dhabi
Ora 18:34
'Gjithmonë mirënjohës!', efektivi kosovar që ndodhet në Thumanë kujton ndihmën nga shqiptarët

Një efektiv i forcave policore të Kosovës që ndodhet në Thumanë për të ndihmuar për tërmetin, ka kujtuar ngjarjen e vitit 1999.

Hasan Mulaj ja publikuar foton e tij kur ishte i vogël dhe foton ku ka dalë në Thumanë.

“I njëjti destinacion, i njëjti qëllim. Dora për ndihmë. 20 vite më parë për ta kërkuar, 20 vitë më pas për ta kthyer. Gjithmonë mirënjohës”, ka shkruar Mulaj krahas fotos.

Ai ka qëndruar në Kukës gjatë luftës së Kosvës dhe nuk e ka harruar mirësinë që bënë shqiptarët.

Në këto ditë të vështira ai është pranë tyre duke luftuar për nxjerrjen e jetëve nën rrënoja.

Pas tërmetit në mëngjesin e 26 nëntorit Shqipëria pësoi një nga goditjet më të fuqishme gjatë dekadave të fundit.

Ishte pikërisht Kosova vendi që u gjend e para pranë, duke dërguar në drejtim të shqiptarëve shumë trupa ushtarake, njësi të emergjencës si edhe ndihma  në ushqime dhe vlera monetare.

Postimi i Hasan
Ora 16:55
Zjarrfikësi grek në Durrës: Operacioni ka qenë me rrezikshmëri të lartë

“15 vullnetarë kanë ardhur këtu nga pjesa jugore e Greqisë dhe 25 të tjerë nga Mbrojtja Civile Kombëtare greke. Gjatë 24 orëve të para kemi punuar manualisht për të hequr masat e rëna. Operacioni ka qënë me rrezikshmëri të lartë për personelin tonë".

Ora 16:17
Zjarrfikësi nga Serbia: Zemra ime është plot dashuri për këta njerëz. Shqiptarët janë njerëz të mirë dhe na kanë pritur shumë mirë

“Jemi këtu pas një marrëveshje bilaterale mes dy vendeve, jemi këtu për të ndihmuar njeerëzit. Shqiptarët janë njerëz të mirë dhe na kanë mirëpritur shumë mirë. Po punojmë me skuadrat e Shqipërisë dhe Kosovës. Kemi të njëjtin mision, të shpëtojmë jetë, të mbrojmë dhe ndihmojmë njerëzit nga ky shkatërrim. Zemra ime është plot dashuri për këta njerëz”.

Pas telefonatës me kryeministrin Edi Rama, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç urdhëroi dërgimin e një brigade zjarrfikësish si ndihmë e parë në eleminimin e pasojave të tërmetit të fuqishëm në Shqipëri.

Ora 16:07
Fjalëkalimi në Shqipëri: solidaritet ndërkombëtar

Operacione të ethshëm kërkim shpëtimi po zhvillohen në zonën e kënetës në Durrës.

Parkingu i selisë së Kryqit të Kuq në qytet është i mbushur me njësi qenësh ardhur nga kombe të ndryshme.

Brigada Italiane e zjarrfikësve, përmes instalimit të një sistemi kamerash për të gjetur njerëz nën rrënoja, vazhdojnë punën pavarësisht kohës dhe motit.

Franca, Rumania, Turqia, Kroacia, Mali i Zi, Kosova dhe Serbia kanë dërguar gjithashtu në Shqipëri personel të specializuar, njësi qensh dhe pajisje moderne për kërkimin, lokalizimin dhe shpëtimin e të mbijetuarve.

Ora 16:04
Tërmeti në Shqipëri, deklaratë e Sekretarit të Shtetit Michael Pompeo

“Ndërsa Shqipëria përkujton solemnisht Ditën e saj të Pavarësisë, ne përcjellim ngushëllimet tona më të thella për ata që humbën jetën në tërmetin e kësaj jave. Sot, lutjet tona shkojnë për familjet e tyre, si dhe për njerëzit e plagosur. Në emër të popullit amerikan, ne ju urojmë shërim të shpejtë të gjithë të prekurve. Edhe tani, ashtu si në kohë të tjera të vështira, Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në krah të miqve tanë në Shqipëri”.

Ora 14:44
Tërmeti në Shqipëri, Papa Françesku dërgon një kontribut prej 100 mijë eurosh

Papa Françesku, përmes Departamentit të Vatikanit për Zhvillimin Integral Njerëzor, dërgon një kontribut prej 100 mijë eurosh për të ndihmuar popullsinë në fazën e emergjencës në Shqipëri.

"Deri sot, kujton ministria e Vatikanit , ka dhjetëra viktima dhe të paktën 600 të plagosur, por shumë njerëz janë ende nën rrënoja. Tërmeti ka lënë dëme të mëdha pas: ndërtesave të shembura dhe qindra njerëz të pastrehë. Shuma e akorduar do të përdoret në dioqezat e përfshira në tërmet në lehtësim dhe ndihmë, në marrëveshje me nunciaturën apostolike në Shqipëri".

Papa Françesku u ka dërguar "ngushëllimet e tij të përzemërta" të mbijetuarve nga tërmeti që goditi Shqipërinë herët të martën në mëngjes.

Në një telegram drejtuar presidentit Ilir Meta, Sekretari i Shtetit i Vatikanit, Kardinal Pietro Parolin thotë se ‘Ati i Shenjtë po lutet për shpirtrat e atyre që vdiqën në katastrofë’.

Papa Françesku po lutet gjithashtu për "personelin e ekipeve të emergjencës në përpjekjet e tyre të ndihmës".

Papa Françesku për popullin shqiptar: Unë jam afër viktimave, lutem për familjet, Zoti e bekoftë këtë popull për të cilin unë e dua aq shumë.

Ora 14:42
Pacolli: 1 milion euro në ndihmë të personave të goditur nga tërmeti


Ministri i Jashtëm kosovar Begjet Pacolli ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale që familja e tij do të kryej një donacion 1 milion euro në ndihmë të personave të goditura në tërmetin shkatërrues në Shqipëri.

Pacolli shkruan se u trondit kur pa “dëmet në jetën e njeriut dhe në infrastrukturë që tërmeti shkatërrues po lë pas në Shqipëri. Kjo kërkon solidaritet dhe mbështetje për të siguruar që qytetarët e prekur mund të kthehen shpejt në jetën normale.
Kemi vendosur së bashku me familjen time (ne djemtë e Isa dhe Ruhan Pacollit) që të dhurojmë 1 milion euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti. Ky donacion do të shkojë në funksion të rindërtimit dhe bashkë me Qeverinë e Shqipërisë do të menaxhohet në mënyrë transparente dhe të sigurt. Kjo është më e pakta që unë dhe familja ime mund të bëjmë për Shqipërinë tonë të dashur”.

Ora 13:40
Tërmeti në Shqipëri/Lotët e Konsullit shqiptar në Itali: Jeni vëllezërit tanë (VIDEO)

Konsulli i Përgjithshëm shqiptar në Itali, Adrian Haskaj nuk mund të mbaj lotët: E gjithë Italia është në këmbë. Italianët në Shqipëri po shpëtojnë jetë njerëzish. Faleminderit!

Italia është një nga kontribuesit më të mëdhenjë të ndihmës me më shumë se 200 trupa të mbrojtjes civile, helikopterë, mjete zjarrfikësish, ekipe mjekësh dhe vullnetarë që janë vënë në dispozicion të mbrojtjes civile shqiptare.

Ora 13:22
Flet zjarrfikësi italian: Këtu tregohet lidhja e fortë që kanë popujt me njëri tjetrin

Një zjarrfikës italia, pjesë e trupës së ndihmës italiane, tha se “Këtu tregohet lidhja e fortë që kanë popujt me njëri tjetrin. Në situatat të tilla ne punojmë në mënyrë energjike dhe në grup. Për ne shpresa vdes e fundit. Shresojmë të gjejmë njerët të gjallë ende. Gjatë përvojës sonë kemi nxjerrë nga rrënojat e shkaktuara nga tërmetet njerëz edhe ps gjashtë ditësh. Ne vijmë nga zona që goditen shpesh nga tërmetet. I fundit shkaktoi 300 të vdekur. Dëshira për të ndihmuar këtu është e madhe, por duhet një organizim më efikas pasi në terren ndodhen mjaftë ekipe kërkim shpëtimi.”

Italia është qënë një nga kontribuesit më të mëdhenjë të ndihmës me më shumë se 200 trupa të mbrojtjes civile, helikopterë, mjete zjarrfikësish, ekipe mjekësh dhe vullnetarë që janë vënë në dispozicion të mbrojtjes civile shqiptare.

Ora 10:44
Kuvendi Komunal i Mitrovicës, 20 mijë euro për familjet e dëmtuara nga tërmeti

Kuvendi Komunal i Mitrovicës ka vendosur që të ndihmojë me mjete financiare në vlerë prej 20 mijë euro, familjet e dëmtuara nga tërmeti që ka ndodhur në Shqipëri.

Këshilltarët komunalë unanimisht aprovuan propozimin e kryetarit të komunës Agim Bahtiri, për t’u dalë në ndihmë sado pak atyre familjeve.

Të gjitha grupet politike në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës kanë shprehur ngushëllimet dhe solidarizimin e tyre me vëllezërit e motrat në Shqipëri.

Ora 10:42
OBSH asiston në terren me autoritetet shqiptare për të shpëtuar jetët e njerëzve

Organizata Botërore e Shëndetësisë është duke asistuar autoritetet shqiptare në përballimin e pasojave të rënda që ka lënë pas tërmeti i 26 nëntorit.

"Në emër të OBSH-së, dua t'i shpreh ngushëllimet Shqipërisë, veçanërisht atyre që kanë humbur të dashurit, janë plagosur ose kanë humbur pronën. Ndodhemi në terren që prej momenteve të para të fatkeqësisë, dhe po punojmë me autoritetet për të shpëtuar jetët e njerëzve," deklaroi drejtorja e OBSH-së për Europën, Dr. Piroska Ostlin.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vlerësuar gjithashtu punën e Qendrës shqiptare të Koordinimit të Emergjencave.

Ora 10:18
Kosova, trupa shtesë të FSK-së në zonat e goditura nga tërmeti

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas një bisede telefonike këtë mëngjes me Kryeministrin Rama, ka njoftuar se Kosova do të dërgojë trupa shtesë të FSK-së në përkrahje të autoriteteve shqiptare për eleminimin e pasojave nga tërmeti.

Thaçi ka thënë se ka dëgjuar me vëmendje mbledhjen e Qeverisë së Shqipërisë dhe konstatimin e gjendjes nga kryeministri Rama, dhe se tani është nevoja urgjente për përballimin e pasojave që të mos rrezikohet asnjë jetë e njerëzve.

Ai në shkrimin  e bërë në “Facebook” ka thënë se kthimi i njerëzve nëpër shtëpi duhet të bëhet në mënyrë të organizuar vetëm pas konstatimit real që shtëpitë dhe banesat të jenë të sigurta dhe të mos ndodhin fatkeqësi të tjera.

Ora 09:59
Tërmeti në Shqipëri/ 'Johanniter', kamionë me ndihma drejt Shqipërisë

Organizata joqeveritare gjermane “Johanniter” ka nisur drejt shqipërisë disa kamionë me ndihma, kryesisht ushqime për të dëmtuarit nga tërmeti i datës 26 nëntor.

Mbledhja e këtyre ndihma ka nisur një ditë pas tërmetit prej shkollave gjermane, sipërmarrjet private dhe individët.

Ora 09:38
OKB dërgon në Shqipëri ekspertë vlerësues të katastrofave

‘Dy ekspertë vlerësues të katastrofave dhe kapërcimin e pasojave, kanë mbërritur në Shqipëri në ndihmë të qeverisë shqiptare në operacionet e kërkimit dhe shpëtimit’, - tha sot zëdhënësi i OKB, Stephane Dujarric, në një konferencë shtypi në selinë e Organizatës në New York.

Teksa i dërgoi familjeve të viktimave dhe qeverisë shqiptare ngushëllime për humbjet e jetëve njerëzore, Dujarric tha se OKB është e gatshme të ndihmojë Shqipërinë për kapërcimin e situatës dhe se OKB është në kontakte të vazhdueshme me qeverinë shqiptare.

Ora 09:36
Tërmeti, specialistët amerikanë kanë mbërritur në Shqipëri


Ambasada Amerikane njoftoi se Forcat e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara nga Njësia për Mbështetjen Civile dhe Ushtarake në Kosovë kanë mbërritur në Shqipëri. “Forcat e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara nga Njësia për Mbështetjen Civile dhe Ushtarake në Kosovë mbërritën dje në Shqipëri, për të mbështetur operacionet ndihmuese pas tërmetit të 26 nëntorit.

Shqipëria është një vend partner, aleat dhe mik dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë punën e përbashkët për të ndihmuar popullin shqiptar në këtë kohë të vështirë për të” shkruan Ambasada e SHBA.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Perugia: 29/11/2019 20:44

    Sot kemi bere nje donacion 100 euro banka na mori 29 euro edhe shoket e mi italian jane habitur nga ky fakt qe kane kontribu per shqiperine tone te dashur ky fakt ka ndodhur tek llogaria e marin memes top channel turp esht

    Përgjigju
  • And: 29/11/2019 15:16

    Qeka keput ne byth vatikani

    Përgjigju
  • vera: 28/11/2019 18:44

    THANK you ,,SERBIA ,,,/

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë