'Vëmendje gjatë kësaj jave, ndikime të forta planetare’ parashikimi i yjeve sipas astrologut Jorgo Pulla: Ja shenjat më të favorizuara (VIDEO)

Astrologu Jorgo Pulla në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli’’ ka bërë parashikimin javor të horoskopit (nga data  19 deri në 25 dhjetor) ai tha se gjatë kësaj jave duhet të tregojmë vëmendje maksimale për shkak të ndikimeve të forta planetare.

Vëmendja më e madhe për javët e fundit të këtij viti dhe fokusi për të gjitha shenjat do të jetë dashuria, ekonomia dhe udhëtimet. Nëse keni një udhëtim duhet ta mbyllni tani, nëse keni një kontratë apo projekt duhet ta hedhni në letër, sepse në këtë periudhë deri më datë 27-28 Dhjetor jemi në ndikim të fortë planetar.

Parashikimi i yjeve për të gjitha shenjat:

Dashi

Dashi ka mundësinë për t’i dhënë një rëndësi të veçantë fushës së punës dhe karrierës. Dhjetë ditëshi i tretë ka një favorizim shumë të madh në lidhje me një takim të rëndësishëm që do bëjë në fushën e gjyqësisë. Mund të ketë një ngritje në pozitë, është një përiudhë shumë e mirë kjo për Dashin, e cila do të vijojë deri në fund të Marsit sipas ndikimit planetar me mundësi të reja për zhvillim. Me mundësitë që Dashi ka mund të arrijë majat, vetëm kujdes me thashethemet. Do të dëgjohen shumë thashetheme dhe nuk do të dimë kë të besojmë. ndaj të vëmendshëm dhe të kujdesshëm, mos dëgjoni çfarë flitet prapa krahëve, dëgjoni dhe flisni me fakte. Mendo dhe vepro - është moto e kësaj jave. Gjithashtu ndikime pozitive Dashi do të ketë dhe në fushën sentimentale. Kanë pasur një problem me Peshoren, shenjë të cilën e kanë përballë, ka ardhur momenti që çdo shqetësim apo problem të marrë zgjidhje. Në çështjet ekonomike finaciare edhe pse që nga Nëntori nuk kanë qenë fort mire, duket se gjërat tani do të stabilizohen.

Demi

“Më jep pak kohë, të mbyll më tepër se ti kërkon”, këtë thotë Demi në këtë periudhë. Demi ka një mundësi shumë të artë, ka ekonominë dhe rritjen e biznesit të tij. Demi ka një moment kyç, i cili fillon nga tani dhe arrin në gjashtë mujorin e parë të vitit 2023. Demi sado kokëfortë është, aq i dashur dhe i shtruar është në gjërat që do të bëjë. Demi nuk flet shumë, por gjërat që thotë i realizon. Një gabim që është bërë në një çështje pune të madhe do të dalë në pah.  Demi në punë, sidomos në role drejtuese është i kërkuar me qiri. Të tre 10-të ditëshat por sidomos ai i dytë, duhet të kërkojë atë që ka menduar në fillim. Nuk duhet të jeni ju ata që trokisni, por duhet të vijnë të tjerët t’ju kërkojnë ju. Kini besim tek vetja, gjithçka do të jetë në favorin tuaj pasi ju është bërë një padrejtësi më parë. Në çështjet shpirtërore dy gjëra kryesore duhet të keni kujdes, keni pasur një njohje para 3 muajve nuk e keni kthyer dot në një lidhje të stabilizuar, por vjen një moment tani nga një person i njohur që gjerat të kthehen në favorin tuaj. Një lidhje e thjeshtë mund të shkojë deri në martesë.

Binjakët

Binjakët duhet të fokusohen më tepër në këtë periudhë tek familja apo fëmijët. Eshtë momenti më i mirë i tyre, do të realizojnë qoftë një shtatzani, nësë kanë patur probleme në këtë aspekt është koha më e mirë. Lidhjet perfekte në fushën sentimentale janë Binjak – Ujor dhe Binjak – Peshore. Kjo periudhë do të jetë pozitive për Binjakët në përgjithësi, e stabilizuar dhe me probleme që mund të zgjidhen fare lehtë. Një udhëtim që mund të bëhet jo për arsye festash do të ishte ideal nga dita e Premte, sepse kemi ndikimin e Hënës së re në Bricjap e cila jep një mundësi shumë të mirë me ndikime shumë të forta sidomos në fushën ekonomike financiare. E vetmja kërkesë për Binjakët është të mos nxitohen, gjithçka tjetër duket e mbarë dhe e stabilizuar.

Gaforrja

Gaforret kanë kohë që e kanë prekur ndikimin pozitiv, por janë kthyer mbrapsht. Kjo javë do të jetë java më e mirë për të mbyllur çështjet e tyre, sepse Gaforret për vitin 2023 do të kenë disa mundësira ku hapen qiejt e dëgjojnë. Atë që duan Gaforret e marrin, ashtu do të jetë dhe për Dashin dhe Demin. Gaforret kanë mundësi të mëdha, duhet gjithashtu t’i japin një rëndësi të veçantë punës që do të bëjnë dhe një pasurie të paluajtshme. Eshtë momenti i tyre dhe koha tani është ideale dhe perfekte për të realizuar gjërat që duan dhe që nuk janë realizuar ndonjeherë për ju të shenjës së Gaforres, të paktën në këtë 10-të vjeçarin e fundit. Në fushën shpirtërore, disa probleme që keni pasur, apo disa humbje mos u mërzisni, gjithçka do të kthehet në anën tuaj, do të ndjeheni mjaftueshëm të stabilizuar në ketë drejtim. Sa i takon vazhdimësisë së ekonomisë duket se nuk do të keni asnjë problem, është momenti juaj për të arritur majat.

Luani

Shenja e dashurisë, e mirësisë dhe maturisë. Ka ardhur një moment tani që Luanët do të jenë të varur nga të tretët. Që do të thotë: nëse duan të nisin një punë do të mendojnë më parë se çfarë do të mendojnë të tjerët, Luanët duhet të fokusohen më shumë tek vetja e tyre, duhet ta lenë mënjëanë respekin maksimal për të tjerët dhe të fokusohen më shumë në planin personal. Luanët që janë në role drejtuese janë tepër të aftë dhe të përkushtuar. Luanët dinë shumë mirë të drejtojnë punët dhe të tjerët ndaj është mirë që këtë gjë t’ia dinë vetes dhe të ndjehen të vlerësuar. Në anën shpirtërore një problem që ka pasur Luani me Dash dhe me Akrep, me këtë të fundit sidomos tani është momenti i tyre për të zgjidhur çdo konflikt apo shqetësim. Çfarë është folur për Akrepin në fakt nuk ka lidhje me realitetin ndaj ka ardhur momenti që Luani ta kuptojë këtë gjë. Ana ekonomike financiare më shumë do të jetë e fokusuar tek udhëtimet. Javë e mirë për të marrë vendime, ndërsa një bashkim familjar ka të bëjë me Dem.  

Virgjëresha

Virgjëreshat duket se janë pak të inatosura në këtë periudhë. Do të keni nisma të reja dhe do të shpenzoni pak këtë periudhë për veten tuaj por do të arrini majat në çështjet ekonomike. Në çështjet shpirtërore  lidhjet perfekte me Peshk, Dash, Bricjapë kanë një mundësi shumë të mirë, sidomos nëse keni mbi tre muaj lidhje.

Peshorja

Jeni shenja më me këmbë në tokë përsa i përket kësaj jave. Me çështjet shpirtërore vazhdimësia është e mbarë sidomos me Gaforre dhe Ujorë. Në anën ekonomike është momenti juaj që mund ta stabilizoni.

Akrepi

Janë në rrugë të mbarë, kanë një problem me pasuri të paluajtshme dhe është koha tani që mund ti zgjidhin. Koha më e mirë për zgjidhjen e problemeve është nga e mëkura deri të hënën që po vjen.  Ndikimet që kanë të bëjnë me anën shpirtërore për disa është kohë e përshtatshme dhe e mirë , lidhjet me Virgjëreshë dhe Dash janë perfekte, vëmendje me Gaforren.

Shigjetari

Është momenti më i mirë që të stabilizoni ekonominë tuaj. Në anën shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me Luan, Dem, Ujorë është perfektja.

Bricjapi

Keni momentin tani të stabilizoheni në fushën e punës dhe karrierës. Në anën shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me Peshore, me Binjakë është perfektja kurse me Gaforre shkojnë deri në martesë.

Ujori

Është momenti të vendosni se çfarë dëshironi të bëni dhe është momenti më I mirë që të stabilizoni ekonominë tuaj dhe punën. Kurse në anën shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Luan, Akrep, me Virgjëreshë është një moment perfekt.

Peshqit

Stabilizojnë çështjet ekonomike. Të lindurit në 10-ditëshin e parë dhe të tretë, do ikni nga një vend pune sepse ndryshoni mënyrën e punës në role drejtuese, në çështje të mëdha që do të keni tani e tutje është një kohë e përshtatshme për stabilizimin ekonomik tuajin. Edhe pse do të jetë I ëvshtirë viti 2023 nuk është ashtu siç duket, por ka gjëra të mira sepse na afron me njerëzit tanë, me njerëzit e zemrës. Vendimet që do të marrin kanë të bëjnë me Akrep dhe Gaforre  kurse stabilizmi ekonomik do t’ju marri pak kohë por do të jenë të lumtur në atë që do të bëjnë.  

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Trafik armësh nga Shkodra drejt Tiranës, lihet në burg ish-efektivja dhe 4 të rinjtë

Trafik armësh nga Shkodra drejt Tiranës, lihet në burg ish-efektivja dhe 4 të rinjtë