TIRANË - Ministria e Financave organizon nesër konkursin për dhjetëra vende pune në administratën tatimore. Burime zyrtare nga ministria kanë bërë të ditur se, drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve zhvillon nesër konkursin e testimit me shkrim për pozicionet e Drejtorëve Rajonalë Tatimor, Drejtor Drejtorie në DPT e Drejtori Rajonale, Përgjegjes Sektori e inspektor ne Administraten Tatimore.
Sipas burimeve zyrtare, konkursi do të zhvillohet nesër në orën 09:00 në ambjentet e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë, pranë kryqëzimit të Zogut të Zi.
Ministria e Financave ka bërë të ditur se, testimi me shkrim për pozicionet Drejtor Drejtorie në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Drejtor i Drejtorisë Rajonale, Drejtor Drejtorie në Drejtori Rajonale, Përgjegjës sektori në Drejtorinë e Përgjithshme dhe pozicionet e shpallura të lira në TI do të zhvillohet në orën 09.00.
Testimi me shkrim për pozicionet Përgjegjës Sektori/zyre në Drejtori Rajonale dhe Inspektor/specialist në të gjithë administratën do të zhvillohet në orën 14.00.
Rezultatet e testimit me shkrim do të shpallen brenda 24 orëve, pas përfundimit të testimeve në faqen zyrtare të DPT-së dhe personat që kanë fituar 45 pikë e sipër në testimin me shkrim ju lind e drejta për të marrë pjesë në testimin me gojë, me datë 26 dhjetor 2013, ora 09:00 në ambjentet e DPT-së, pranë stadiumit “Selman Stermasi”, Tiranë.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com