Vendet baltike, nga 15 maji hapin kufijtë

Vendet baltike, nga 15 maji hapin kufijtë

Vendet baltike do të jenë të para vende në Europë që do të hapin kufijtë e tyre, pas mbylljes nga pandemia e koronavirusit. Lituania, Letonia dhe Estonia do hapin kufijtë mes tyre më 15 maj, por do të lejohen e vetëm banorët e këtyre vendeve, askush tjetër nga BE apo pjesa tjetër e botës.

Lajmi u konfirmua nga kryeministrat e 3 vendeve duke e konsideruar këtë vendim si hapin më të madh drejt normalizimit të jetës së përditshme.

Të gjithë ata që udhëtojnë drejt këtyre vendeve do t’i nënshtrohen izolimit 14-ditor.

Polonia dhe Finlanda parashikohet që t’i bashkohen hapësirës së përkohshme të lëvizjes së lirë me vendet baltike pak më vonë, në një datë që ende nuk është përcaktuar.

Deri tani në Estoni janë shënuar 55 viktima, 48 në Lituani dhe 17 në Letoni.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI