Vendet e BE-së nisin vaksinimin e adoleshentëve me Pfizer

Rumania dhe Italia nisin sot vaksinimin e adoleshentëve kundër koronavirusit, duke u bërë vendet e para të Bashkimit Evropian që bëjnë një gjë të tillë, në një kohë që Komisioni Evropian ka miratuar të hënën përdorimin e vaksinës Pfizer/BioNTech te fëmijët 12 vjeç e lart.

Tani, secili nga 27 vendet anëtare të BE-së mund të vendosë nëse do ta zgjerojë ose jo fushatën e vaksinimit me përfshirjen e adoleshentëve, bazuar në rezervat e tyre dhe po ashtu në prioritetet që qeveritë kanë.

Kryeministri rumun, Florin Citu tha se fëmijët 12 vjeç e lart mund të fillojnë vaksinimin nga 1 qershori, njëjtë si qeveria italiane.

Vendet e tjera në Evropë pritet të ndjekin shembullin, edhe pse disa mund të vazhdojnë t'u japin përparësi në vaksinim të rriturve dhe fëmijëve me probleme shëndetësore, të cilat janë në grupin më të rrezikuar nga virusi.

Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja e kanë miratuar më herët përdorimin e vaksinës Pfizer/BioNTech te fëmijët 12 vjeç e lart.

Edhe SHBA-ja, edhe Evropa janë të etura për të përshpejtuar tutje vaksinimin, i cili tashmë ka zvogëluar normat e infeksionit dhe ka çuar në rihapjen e ekonomive. Në një kohë që SHBA, ka shkallën më të lartë të vaksinimit në botë, Franca hapi të hënën vaksinimin për këdo që është 18 vjeç e lart dhe të njëjtin vendim pritet të marrë edhe Gjermania më 7 qershor.

Por, pavarësisht zhvillimeve pozitive në të dyja anët e Atlantikut, koronavirusi mbetet kërcënim i madh në disa vende, në veçanti pas shfaqjes së variantit vietnamez, një ndërthurje e variantit britanik dhe atij indian të COVID-19.  

Sipas Universitetit Johns Hopkins, koronavirusi ka prekur mbi 170 milionë njerëz në të gjithë botën, dhe mbi 3.5 milionë prej tyre kanë humbur jetën. Ndërkohë që numri i dozave të inakuluara të vaksinave deri më tani ka kaluar 1.8 miliard.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën