Vendi i parë në botë, Britania voton
ligjin pro fëmijëve me tre prindë
Britania është bërë vendi i parë në botë që ka miratuar ligjin për atë që quhet lindja e fëmijëve me tre prindër, ose foshnjat IVF, pasi Dhoma e Përfaqësuesve votoi me shumicë dërrmuese në favor të teknikës së diskutueshme të dhurimit mitokondrial.
TIRANË - Britania është bërë vendi i parë në botë që ka miratuar ligjin për atë që quhet lindja e fëmijëve me tre prindër, ose foshnjat IVF, pasi Dhoma e Përfaqësuesve votoi me shumicë dërrmuese në favor të teknikës së diskutueshme të dhurimit mitokondrial.
Gjatë një debati, që zgjati rreth 90 minuta, deputetët në të dy anët e dhomës folën plot pasion në favor të procesit, i cili kombinon ADN-në e tre njerëzve në një embrion, në mënyrë që të lejojë gratë që kanë ç’rregullime mitokondriale për të pasur fëmijë të shëndetshëm.
Edhe pas pikëpamjeve të kundërta, në fund të debatit, 382 deputetë votuan në favor të një amendamenti që e bën teknikën ligjore, me 128 vota kundër. Votimi me këtë shumicë dërrmuese ishte më i madh se sa pritej.
Rregullorja tani që do të kalojë në Dhomën e Lordëve, e cila pritet të japë miratimin brenda dy javëve të ardhshme. Ligji, lejon licensimin e dhurimit mitokondrialë, cili do të hyjë në fuqi në tetor, duke hapur kështu rrugën për licencën e parë që do të lëshohet më vonë këtë vit dhe lindjen e parë të një fëmijë me tre prindër në 2015-ën.
Por ligji ka hsur në kundërshtime të forta si nga njerëzit religjoz por edhe nga disa shkencëtarë.
Një shkencëtarë i lartë paralajmëroi se kjo procedurë, që lejon krijimin e të ashtuquajturave “foshnje me tre-prindër” përmes fertilizimin in vitro (IVF) në fillim të vitit të ardhshëm është shqetësues. Foshnjet mund të lindin parakohe dhe nuk ka asnjë siguri lidhur me shëndetin e këtyre fëmijëve në të ardhmen.
Por Ministrja e Shëndetësisë Jane Ellison, tha se kjo procedurë do përdoret vetëm për ata që kanë probleme dhe nuk do të ketë rrëshqitje të ligjit në lejimin e modifikimit gjenetikisht të foshnjeve që do të lindin. Me pak fjalë dizenjimin e fëmijëve “të së ardhmes”.
“Ky ligj mund të aplikohet vetëm për sëmundje të rënda mitokondriale. Ky nuk është një shpat i rrëshqitshëm“, u tha Ellison deputetëve në fund të debatit.
“Për shumë familje të prekura kjo është dritë në fund të tunelit“, theksoi ajo.
Teknika përfshin zëvendësimin e mitokondrisë së sëmurë të një femre me një mitokondri të shëndetshme të marrë nga një dhuruese. Praktikisht në këtë proces do të kryqëzohen tre ADN, nëna, dhuruesja dhe i ati i fëmijës.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.2%
-
Të gabuar
23.4%
-
Nuk kam mendim
11.4%
Vota total: 2197
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë
16 Janar, 22:48
-
Sondazhi i Frontline/ Rama më i pëlqyer se Berisha! Diaspora preferon më shumë kryeministrin se zgjedhësit në Shqipëri
16 Janar, 22:43
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldivet (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20
-
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve
16 Janar, 22:16
-
Sondazhi i Frontline/ Trafiku në Shqipëri, më shumë se 55% e shohin më të rënduar se në vendet fqinje
16 Janar, 22:10
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
16 Janar, 21:51
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45
-
Dëshmia e ish-kuzhinierit të kryeministrit: Një javë para se Mehmet Shehu të vriste veten, mua më dhanë lejen
16 Janar, 21:44