Italia ka fituar medaljen e bronztë në Kupën e Konfederatave që po zhvillohet në Brazil pasi mundi ekipin e Uruguait për vendin e tretë me rezultatin 3-2 me 11-metërsha. Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi me rezultatin 2-2 me golat e Cavanit për Uruguain dhe Astorit dhe Diamantit për Italinë. Shtesat përfunduan në barazim duke mos e cenuar 2-2 e kohës së rregullt duke detyruar dy ekipet të shkonin në penallti, aty ku Italia hakmerret për eliminimin nga Spanja dhe fiton me shifrat 3-2 duke u pozicionuar në vendin e tretë në këtë edicionin të kompeticionit.