NASA ka zbuluar vendin me temperaturën me të ulët në të gjithë globin, dhe kjo është një akullnajë në Antarktidë në Polin e Jugut, temperatura e së cilës shënonte minus 93.2 gradë celsius.

Kjo temperaturë ka thyer rekordin që ishte regjistruar në 21 korrik të vitit 1983 në stacionin kërkimor në Wostok dhe në Antarktidë, e cila shënonte 89.2 gradë celsius.

NASA që nga viti 2003 po bën matje sistematike me anë të satelitëve 'Landsat 8' për të regjistruar temperaturat më të ulëta, duke arritur deri në rekordin që u shënua në akullnajën në Antarktidë.

Sipas shkencëtarëve, të marrësh frymë në atë temperaturë "të shkakton dhimbje".

antarktide


(v.gj/shqiptarja.com)